Festat e kopshtit

Ashtu si janë të vegjëlit tanë të kopshtit plot gjallëri ashtu janë dhe festat që organizohen me ta. Çdo ditë është një festë më vete ku nuk mungojnë aktivitet e ndryshme. Gjatë gjithë vitit shkollor organizohen festa të cilat u dedikohen datave të caktuara. Ajo që ndez skenën me ndjenjën e atdhedashurisë është festa e […]

MINIMATURA 2019

Tradita vazhdon edhe nxënësit e klasave të 9 -ta festuan mbylljen e ciklit 9-vjecar ku organizuan një festë të përbashkët MINIMATURËN 2019. Një larmi ngjyrash mbushi skenën, nxënësit të veshur me kostume popullore të krahinave të ndryshme dhe në tingujt e muzikës kërcyen valle popullore të trevave shqiptare. Ata shpalosen talentin e tyre në aktrim […]

EMOCIONE TË PAHARRUESHME

Diplomimi…Një ëndërr që u bë realitet për maturantët e vitit 2018- 2019. Ky diplomim përkoi me 10-vjetorin e maturave të kolegjit “Turgut Ozal” në Durrës.Duke qenë se ishte përvjetor, kjo ceremoni ishte e veçantë dhe pati shumë momente kulmore brenda saj.Nxënësit e talentuar performuan me valle, këngë e interpretime tepër mbresëlënëse. Si dhuratë për këtë […]

Festa e klasës 5A & 5B

“Koha,ky thesar i çmuar” Këtë mesazh kanë përcjellë nxënësit e klasës së 5A & 5B,të cilët me përkushtimin e tyre sollën në skenë dramë,këngë e poezi rreth kësaj teme.Ata dhuruan emocione për ne dhe prindërit përgjatë performancës së tyre .

Festa e klasës 4A & 4B

Lumturia në jetë, familje,shoqeri është gjithçka. Dhe këtë lumturi e shfaqën dhe nxënësit e klasës së 4A & 4B në musical’in “Aladini” me interpretimin dhe emocionet që dhanë para prindërve.

Festa e klasës 2A & 2B

Momente të bukura na shoqëruan në këtë ditë feste e hareje, ku nën ritmin e muzikës, kërcimeve  dhe duartrokitjeve të pafundme, nxënësit e klasës së II dhanë shfaqjen e radhës. Emocionet dhe gëzimi në sytë e tyre u përcollën tek të gjithë të ftuarit në sallë. Kjo festë ishte një falenderim për të gjithë prindërit […]

Festa e klasës 3A & 3B

Ja edhe një risi në kolegjin tonë. Falë deshirës, pasionit dhe nje bashkepunimi të shkëlqyer shkolle, fëmije, prind realizuam në skenën e kolegjit “Turgut Ozal” musical’in “Piter Pan”. Faleminderit fëmijë, ju jeni artistë!

Festa e Abetares

Emocione të mëdha na dhuruan vogëlushët e klasave të para në festën e tyre tradicionale të abetares. Përmes vjershave, këngëve, valleve dhe interpretimeve të ndryshme na treguan se kanë vendosur themele të forta të kalasë “dije”. Çdo zë fëminor ishte një emocion më vete, ndaj dhe duartrokitjet e prindërve i shoqëruan gjatë gjithë kohës. I […]

COGITO SCIENCE OLYMPIAD

Olimpiada COGITO është kthyer tashmë në një traditë për kolegjet “Turgut Özal” dhe fondacionin Gülistan.Prej 8 vitesh radhazi nxënësit tanë testojnë njohuritë e tyre në lëndët shkencore:Matematikë,fizikë,biologji,kimi,TIK si dhe gjuhë angleze. Në këtë provim marrin pjesë nxënësit e ciklit 9-vjeçar si dhe të mesëm, nga klasa e 6-të deri në klasë të 11-të.Përzgjedhja e fituesve […]