Qëllimi kryesor i shkolles tone është edukimin e brezave te mbushur me atdhedashuri, mendjehapur, qe do ta perfaqesojne denjesisht Shqiperine duke ju permbajtur principeve te shtetit ligjor dhe demokratik per te cilat ka nevoje e gjithe bota, të aftësoje nxënësit e tij në të gjitha fushat e jetës.
Misioni ynë është:
•Të garantojmë cilësi të lartë arsimimi, me mësues të kualifikuar vendas dhe të huaj.
•Të ofrojmë arsim cilësor me mësimdhënie të jashtëzakonshme, në mënyrë që nxënësit tanë të ushqejnë një ndjenjë qytetarie në Shqipëri dhe në botë, si individë të frytshëm dhe mendjehapur.
•Ne nxisim mësimin e parimeve të drejtësisë, mirëkuptimit dhe komunikimit, që të mund të përçojmë më tej vlerat dhe virtytin njerëzor në vend dhe më gjerë, i edukojmë nxënësit me respektin për demokracinë, ligjin, atdhetarizmin si dhe dashurinë për njeri-tjetrin pa dallim rrace, feje, gjinie, krahine ose kombësie.
• Pranimi i studentëve të talentuar, punësimi i një stafi të kualifikuar në mënyrë që të jemi institucion lider jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë.
• Të sigurojë mjedise dhe mësimdhënie me cilësi të lartë në shërbim të nxënësve dhe mësuesve; të përmirësojë nivelin arsimor të shkollave, si një nga institucionet mësimore me elitare jo vetëm në Shqipëri e rajon por dhe në botë.
• Të ruajë dhe përmirësojë suksesin aktual të shkollave përkundrejt standardeve lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.
• Të ndihmojë studentët e talentuar duke i nxitur të marrin pjesë në olimpiada, projekte, konferenca, seminare, gara, në mënyrë që të jenë më të suksesshëm dhe të bëhen frymëzim për të ardhmen.
• Të diplomojë nxënës të formuar dhe të ndihmojë në arritjet e tyre personale dhe akademike.
• Të siguroje që shkollat të arrijnë nivelet më të larta të mësimdhënies dhe të ndihmojë studentët e saj të pranohen nga universitetet më prestigjoze në botë.
Copyright © 2023 Turgut Ozal Education Sh.a