Tradita vazhdon edhe nxënësit e klasave të 9 -ta festuan mbylljen e ciklit 9-vjecar ku organizuan një festë të përbashkët MINIMATURËN 2019. Një larmi ngjyrash mbushi skenën, nxënësit të veshur me kostume popullore të krahinave të ndryshme dhe në tingujt e muzikës kërcyen valle popullore të trevave shqiptare. Ata shpalosen talentin e tyre në aktrim me pjesë humoristike, dramatizim nga klasa e 9-të B pjesë nga romani: ’’Meri yll’’, recitim e këngë. Ajo ç’ka mbeti një kujtim i paharrueshëm ishte mbyllja e festës, ku u shpërndan dhe Diplomat nga Drejtori i shkollës: ‘’Turgut Ozal’’ Durrës Tuncer Tiryaki .

SUKSESE!