Ashtu si janë të vegjëlit tanë të kopshtit plot gjallëri ashtu janë dhe festat që organizohen me ta. Çdo ditë është një festë më vete ku nuk mungojnë aktivitet e ndryshme. Gjatë gjithë vitit shkollor organizohen festa të cilat u dedikohen datave të caktuara.
Ajo që ndez skenën me ndjenjën e atdhedashurisë është festa e 28-29 Nëntorit . Fëmijët të veshur kuq e zi përformojnë në skenë recitime, këngë e kërcime dedikuar atdheut. Ndonëse të vegjël ata rrisin brenda tyre ndjenja patriotësh.
Eh ku ka më mirë që fëmijët tanë ti shohim të denjë për vendin e tyre! Festat ndjekin njëra-tjetrën. Tjetër program festiv, por jo më pak i rëndësishëm është festa dedikuar nënavetona të dashura. Me dashurinë për nënat e tyre fëmijët recitojnë plot emocion dukë i bërë ato të ndihen të lumtura, por njëkohësisht edhe të përlotura. Nëse festohet një herë në vit, dashuria për to rrjedh çdo sekondë dhe ndihet në frymëmarrjen e çdo fëmije.
Mbyllja e vitit shkollor përkon me festën dedikuar fëmijëve, atë të 1-Qershorit. Në fund të kopshtit fëmijët mbushin skenën duke u argëtuar pa masë. Ata ndihen më të rritur. Krahas këtyre festave gjatë vitit ne argëtohemi duke festuar ditëlindjet, ekskursionet, lojra të ndryshme etj.
Suksese në rrugën tuaj të gjatë fëmijë të dashur!