Olimpiada COGITO është kthyer tashmë në një traditë për kolegjet “Turgut Özal” dhe fondacionin Gülistan.Prej 8 vitesh radhazi nxënësit tanë testojnë njohuritë e tyre në lëndët shkencore:Matematikë,fizikë,biologji,kimi,TIK si dhe gjuhë angleze.
Në këtë provim marrin pjesë nxënësit e ciklit 9-vjeçar si dhe të mesëm, nga klasa e 6-të deri në klasë të 11-të.Përzgjedhja e fituesve në të gjitha kategoritë bëhet sipas rezultateve të arritura.
Ceremonia e shpalljes së nxënësve fitues në Olimpiadën” COGITO 2019″ u zhvillua më datë 11.5.2019,në ambientet e kolegjit “Turgut Özal” Tiranë.
Në këtë olimpiadë shkolla jonë u paraqit denjësisht dhe u kurorëzua me shumë çmime në të gjitha lëndët,përkatesisht:
34 medalje bronzë(çmimi i 3-të).
18 medalje argjend (çmimi i 2-të).
7 medalje ar (çmimi i 1-rë).
U urojmë nxënësve tanë suksese të mëtejshme!