TETORI, MUAJI I ARTIT DHE I LETËRSISË

Muaji tetor gëloi nga aktivitetet e shumta letraro-artistike, të zhvilluara tek të gjitha ciklet e shkollës sonë. Nxënësit punuan projekte nga më të larmishmet,të cilat i dhanë jetë e gjallëri ҫdo ambienti të shkollës sonë. Ato përmbanin saktësi informacioni, ilustrime figurative, imagjinatë tepër të pasur dhe ishin në funksion të literaturës apo simbolikës së zgjedhur. […]

KONKURSI I ARTIT DHE LETËRSISË

 Tetori, Muaji i Artit dhe i Letërsisë ofroi një gamë të gjerë aktivitetesh në të gjitha ciklet e  shkollës “Turgut Ozal”. Janë organizuar konkurse të tilla si konkursi : i esesë, i vizatimit, i këngës dhe i interpretimit . Këto konkurse janë të përvitshme, por që gjithmonë sjellin risi në përmbajtjen dhe në formën e […]

PËRGATITJA PËR OLIMPIADAT KOMBËTARE

Në shkollën tonë një kujdes i veçantë tregohet për përgatitjen e nxënësve për olimpiadat kombëtare. Aktualisht ka nisur puna në përgatitjen e lëndëve shkencore, duke qenë se dhe fazat e para të tyre fillojnë me këto lëndë. Drejtoria e shkollës këtë vit, sikurse dhe vitet e kaluara, ka organizuar Kampet e Olimpiadave, si një domosdoshmëri […]

TRAJNIMET NË KOLEGJIN “TURGUT OZAL”

Shkathtësitë, sfidat dhe pritshmëritë e mësimdhënies dhe mësimnxënies së shekullit XXI e vënë mësuesin përpara përgjegjësive të reja dhe përshtatshmërisë me metodat bashkëkohore dhe në veҫanti me përdorimin e teknologjisë. Është në praktikën e punës së kolegjeve tona realizimi i trajnimeve të përvitshme para ҫdo fillimi viti akademik dhe rregullisht në periudha të caktuara të […]

AFTER SCHOOL

After school është një program pasmësimor për nxënësit e Ciklit Fillor ( nga klasa I deri në klasën V). Gjithkush nga fëmijët e këtij cikli që dëshiron të kryejë realizimin e detyrave, perfeksionimin e të nxënit nën mbikqyrjen e mësueseve, kryesisht të atyre kujdestare, qëndron në shkollë nga ora 14 -16, ҫdo ditë nga e […]

PAJISJA E KLASAVE ME IPAD

Gjatë vitit shkollor 2021-2022, nxënësit nga klasa e katërt në të gjashtën janë pajisur me iPad. ( Vitin e kaluar ishin vetëm nxënësit e klasave të pesta me këto tableta).Qëllimi i përdorimit të tyre nga nxënësit dhe mësuesit ka të bëjë me përshtatjen sipas zhvillimeve të teknologjisë dhe vendosjen e kësaj të fundit në funksion […]

PROGRAMET ORIENTUESE

Para fillimit të çdo viti shkollor, kolegji “Turgut Ozal”, organizon javën e orientimit për nxënësit e klasave të nënta dhe të dhjeta që vijnë për herë të parë në kolegj. Qëllimi i këtij programi është orientimi me ambientet e shkollës, njohja me mësuesit, shoqërinë e klasës etj. Është një prezantim i përgjithshëm, i cili siç […]

FILLIMI I KOPSHTIT “TURGUT OZAL” DURRËS

1 Shtatori 2021,mirëpriti vogëlushët e kopshtit “Turgut Ozal” Durrës, të cilët iu rikthyen ambienteve të tyre të dashura.Me veshjet dhe buzëqeshjet e ëmbla shkëlqenin më shumë se rrezet e diellit dhe dukeshin tepër të emocionur teksa vraponin me duart e mbushura me buqeta lulesh drejt edukatoreve që i pritnin krahëhapur e plot kujdes si gjithmonë. […]

SHPËRNDARJA E CERTIFIKATAVE NGA QKF

Qendra Kulturore e Fëmijëve në Durrës, gjatë vitit shkollor 2020-2021, ka organizuar aktivitete të ndryshme shkencore- kulturore, në të cilat janë përfshirë nxënës të shkollave publike dhe jopublike të Durrësit.Ndër to dhe nxënësit e shkollës sonë.Në mbyllje të këtyre aktiviteteve, drejtuesit e QKF, për nxënësit fitues në olimpiadat e matematikës për nxënësit nga klasa e […]