Ndarja e ҫmimeve për fituesit në konkursin final të Artit dhe Letërsisë 2020 u realizua online.Të distancuar fizikisht, por shumë të lidhur shpirtërisht (kjo dukej nga reagimet e nxënësve në Zoom),konkurrentët shfaqeshin të emocionuar dhe u lexohej në sy kërshëria në pritje të rezultateve sipas kategorive ku kishin marrë pjesë.Arti të mban shpirtin gjallë.Ai është prodhimi më fisnik i njerëzve siҫ thotë Kuteli.
Në këto kohë që po kalojmë nxënësit e talentuar lanë gjurmë me produkten e tyre në të gjitha fushat ku ata shpalosën dijen,talentin dhe fantazinë e tyre.Krijime shumë të bukura eseistike,kreativitet në pikturë,interpretime të mrekullueshme në recitime apo këngë.Të gjitha këto patën një emërues të përbashkët: promovimin e kulturës shqiptare, nxitjen te ҫdo moshë nxënësish për ta dashur atë e për t’u bërë përcjellëse nga njëri brez tek tjetri.”Jeni ju,-iu drejtua administratorja e përgjithshme e kolegjeve Adriana Topal, nxënësve pjesëmarrës në këto konkurse, – që krijoni një realitet të ri ,që jeni eksplorues e vizionarë të së ardhmes, për të cilat shoqëria jonë ka nevojë më shumë se kurrë në këto kohë të pazakonta që po kalojmë”.
Dëshira ishte që të ishim të gjithë bashkë , si ҫdo vit në sallën e madhe të koncerteve në kolegjin “Turgut Ozal” në Tiranë, për të duartrokitur sukseset e njëri- tjetrit.Kjo natyrisht që nuk ndodhi, por nga ana tjetër pandemia nuk i pengoi organizatorët që brenda rregullave anti-covid t’i realizonin me përpikmëri këto konkurse sipas kategorive përkatëse dhe të përcaktonin fituesit. Kategoria e parë (klasat IV- VI),kategoria II (klasat VII- IX) dhe kategoria III (klasat X- XII) Ҫdo kategori është vlerësuar nga juri profesioniste.Në konkursin e këngës në juri ishin emrat e njohur në fushën e këngës:Lind Islami, Venera Lumani dhe Gjergj Kaҫinari, ndërsa në konkursin e recitimit ishin aktorët e dashur për publikun shqiptar dhe më gjerë:Rajmonda Bulku,Sokol Angjeli dhe Agronn Hoxha.Mësueset me përvojë të kolegjit ishin pjesë e jurisë për vlerësimin e eseve dhe vizatimeve. Edhe nxënësit e shkolllës sonë u paraqitën denjësisht duke rrëmbyer edhe mjaft ҫmime, të cilat po i sjellim në vëmendjen tuaj:
Ҫmimi III (Medalje bronzi)
Emër | Mbiemër | Kategoria |
Ester | Lato | Ese |
Ajna | Jashari | Ese |
Safiyye Sema | Gok | Ese |
Romina | Xhauri | Ese |
Ajla | Mansi | Ese |
Rihana | Sejdini | Vizatim |
Kledis | Kallmeti | Vizatim |
Kledes | Jasimi | Këngë |
Jorkida | Guri | Këngë |
Elidjola | Rika | Këngë |
Alesia | Cara | Këngë |
Donalda | Demo | Recitim |
Erka | Koka | Recitim |
Ejona | Petoshati | Recitim |
Klearda | Rrahmanaj | Recitim |
Ҫmimi II (Medalje argjendi)
Emër | Mbiemër | Kategoria |
Neva | Tiryaki | Ese |
Ayhan | Onder | Ese |
Marena | Prifti | Ese |
Hakan Bera | Tiryaki | Ese |
Ersilda | ҫako | Ese |
Seyma | Onder | Ese |
Dea | Milaqi | Vizatim |
Aldrin | Biҫaku | Vizatim |
Karolina | Shala | Këngë |
Jonisa | Fama | Këngë |
Samantha | Mustafaj | Këngë |
Skënder | Rruga | Recitim |
Fiona | Dragoti | Recitim |
Frensis | Koka | Recitim |
Ҫmimi I (Medalje ari)
Emër | Mbiemër | Kategoria |
Elisa | Shera | Ese |
Rajan | Domi | Vizatim |
Sueda | Petro | Vizatim |
I falenderojmë të gjithë nxënësit pjesëmarrës në këto konkurse dhe u urojmë suksese!