Tetori, Muaji i Librit u mbyll suksesshëm në shkollën “Turgut Ozal”.Nxënësit e ҫdo cikli, nga ai fillor e deri te Arsimi i Mesëm i Lartëi i kushtuan më shumë rëndësi leximit të librit.Ky mik i pandarë i tyre i shoqëroi jo vetëm për procesin mësimor, por edhe përtej tij.Ata zotëruan më shumë informacione, përjetuan më shumë ndjenja dhe emocione si dhe u argëtuan në të njëjtën kohë, sidomos nxënësit e moshave të vogla.
Ky muaj nuk u mjaftua me kaq.Në shkollën tonë siҫ ka ndodhur tradicionalisht,gjatë Muajit të Artit dhe Lertërsisë , startuan dhe u mbyllën me sukses aktivitete të shumta.Nxënësit tanë punuan me projekte të ndryshme ,kryesisht në lëndën e gjuhës shqipe dhe të letërsisë, duke sjellë punime interesante në brendi dhe formë.Panot e shkollës morën tjetër pamje nga puna e palodhur e tyre.
Nga aktivitetet e shumta që u zhvilluan veҫojmë konkursin e : esesë, vizatimit, këngës dhe recitimit.Këto u organizuan sipas kategorive:
Kategoria I: klasa IV- VI
Kategoria II: klasa VII-IX
Kategoria III: klasa X-XII
Nxënësit e ҫdo kategorie shfaqën talentin dhe përkushtimin e tyre në këto pjesëmarrje,ҫka bëri që një pjesë e tyre të shkonte drejt vendeve dhe ҫmimeve të merituara.Më konkretisht në konkursin e esesë për nxënësit që gjuhën shqipe e kanë gjuhën e nënës fituan :
Kategoria e parë:
Vend I: Ester Lako.
Vendi II: Elisa Shera.
Vendi III: Jonela Billa dhe Ersi Gjeci.
Kategoria e dytë:
Vend I: Marena Prifti .
Vendi II: Ajna Jashari.
Vendi III: Daniela Daullja.
Kategoria e tretë:
Vend I: Ersilda Ҫako.
Vendi II: Frensis Koka.
Vendi III: Ajla Mansi dhe Romina Xhauri.
Në konkursin e esesë për nxënësit që gjuhën shqipe nuk e kanë gjuhën e nënëns fituan:
Kategoria e parë:
Vendi I Neva Tiryaki.
Vendi II Ayhan Onder.
Kategoria e dytë:
Vendi I SAfiyye Sema Gog .
Vendi II Hakan Bera Tiryaki.
Kategoria e tretë:
Vendi I: Seyma Onder.
Ne konkursin e recitimit zgjedhjet e fragmenteve nga nxënësit apo mësuesit e tyre ishin të përkryera.Duke synuar shpalosjen e kulturës shqiptare, rrënjosjen e vlerave të përcjella brez pas brezi, bëri të mundur që këto zgjedhje t’u përkisnin vetëm autorëve shqiptarë. Odhise Grillo, Mitrush Kuteli, Migjeni, Fishta ….e deri te lirikat e Lasgushit u përcollën këndshëm nga interpretimet e nxënësve të talentuar.Në këtë konkurs rezultuan fitues:
Kategoria e parë:
Vendi I Donalda Demo.
Vendi II Skënder Rruga.
Vendi III Bryan Dibra dhe Ejona Demo.
Kategoria e dytë:
Vendi I: Ejona Petoshati.
Vendi II: Erka Koka .
Vendi III: Kejsi Koshi.
Kategoria e tretë:
Vendi I: Frensis Koka.
Vendi II: Fiona Dragoti.
Vendi III: Sefer Lekloti dhe Klearda Rrahmanaj.
Konkursi i vizatimit pati pjesëmarrje të gjerë nxënësish dhe sipas vlerësimit të mësueses së vizatimit,Etleva Hamedanit dhe dizajnerit, Aldo Rodostanit, punimet e tyre ishin si të bëra nga piktorë profesionistë.Nxënësit që rrëmbyen ҫmime ishin :
Kategoria e parë:
Vendi I: Rihana Sejdini.
Vendi II: Kledis Kallmeti.
Vendi III : Rosela Sallufi dhe Esma Biҫaku.
Kategoria e dytë:
Vendi I: Dea Milaqi.
Vendi II: Rajan Domi.
Vendi III: Safiyye Sema Gok.
Kategoria e tretë:
Vendi I: Aldrin Biҫaku.
Vendi II: Fiona Dragoti.
Vendi III: Andigoni Seva.
Konkursi i këngës erdhi si qershia mbi tortë. Zërat melodiozë dhe interpretimet e mrekullueshme prekën ndjenjat dhe emocionet e jurisë, pa mundur të prekin ndjenjat dhe emocionet e spektatorëve- nxënës ,siҫ ndodhte vitet e kaluara.( Pandemia nuk na e lejoi këtë).Nxënësit që spikatën më shumë krahasuar me të tjerët ishin:
Kategoria e parë:
Vendi I: Kledes Jasmi.
Vendi II: Karolina Shala.
Vendi III: Esma Biҫaku dhe Rejan Krasnaj.
Kategoria e dytë:
Vendi I: Jonisa Fama.
Vendi II : Neart Myderrizi.
Vendi III : Jorkida Guri.
Kategoria e tretë:
Vendi I Alesia Cara.
Vendi II Elidjola Rika.
Vendi III Ersia Ҫoku dhe Samantha Mustafaj.
Rrugëtimi konkurrues i këtyre nxënësve nuk mbaron këtu, sepse ata do të përfaqësojnë kolegjin tonë në konkurset me shkollat e tjera të kolegjeve.
Ju urojmë suksese, jo vetëm juve ,por dhe mësuesve të palodhur që ndjekin përgatitjen tuaj.Spektatorëve tanë – nxënësve u premtojmë që edhe në mungesë të auditoreve ku ata grumbullohen për t’i ndjekur bashkëmoshatarët e tyre, do t’ua mundësojmë nëpërmjet video-regjistrimeve që të kenë mundësi t’i ndjekin nëpërmjet rrjetet sociale.