Libri është thesari më i çmuar që pasuron botën e brendshme të njeriut. Përçon kulturë, dije e ndriçon mendjen e çdokujt nga ne.
Libri, mund të quhet ndryshe miku ynë më i mirë. Ai është burim dijesh dhe informacioni, është pjesë e rëndësishme në zhvillimin e një shoqërie. Ka qenë dhe do të mbetet një portë e hapur për të gjithë ata
që duan të udhëtojnë pa ndaluar asnjëherë, drejt së bukurës, fantazisë dhe një bote plot me të papritura.

Është libri që nxit imagjinatën dhe e bën mendjen tonë më kreative.
Edhe shkolla jonë i jep rëndësi të veçantë librit, si mjeti më i mirë për të përcjellë informacion në çdo kohë dhe ndikimin që ai jep në krijimin e personalitetit të nxënësve.


Sot, në Ditën Botërore të Librit, të shumta kanë qenë mesazhet që janë përcjellë nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit e shkollës për rëndësinë dhe vlerat e pazëvendësueshme të librit si pjesë e pandashme e
jetës sonë.
Këto mesazhe sensibilizuese inkurajojnë shoqërinë, në veçanti brezin e ri drejt kulturës së të lexuarit.


Alma Llabani