Një nga aktivitetet argëtuese për fëmijët janë edhe ditëlindjet. Dëshira e tyre është që këtë gëzim ta ndajnë dhe festojnë me shokët dhe shoqet e grupit apo të klasës. Atmosfera që krijohet i fton të gjithë fëmijët të përfshihen në gëzimin e festës. Ata luajnë së bashku, shijojnë ëmbëlsirat e ndryshme, këmbejnë urime e dhurata me njëri-tjetrin. Prindërit me dëshirën e madhe për të kënaqur fëmijët bëjnë maksimumin për arredimin sipas dëshires së fëmijës apo dhe ëmbëlsirave që ofrojnë gjatë këtyre festave. Muzika dhe këngët për fëmijë janë një tjetër element që ua shton bukurinë. Të gjithë gjallërohen edhe më shumë nga tingujt e muzikës duke bërë që festa të jetë sa më mbresëlënëse. Përveç të gjithave ajo që ngelet më gjatë është kujtimi i bukur që merr secili prej tyre si një nga ditët më të bukura midis shokëve të tij dhe të afërmve.