Këtë vit shkolla jonë do të marri pjesë në evenimentin ndërkombëtar të Owlypia – liga e inteligjencës. Qëllimi i këtij kompeticioni është të nxisi kuriozitetin dhe të zhvilloj aftësit për kërkime akademike. Nxënësit konkurrojnë në 5 kategori: art- dizajn, ekonomi – biznes, letërsi – kultur, shkencë- teknologji dhe shkenca sociale. Nxënësit fitues në raundin e parë në shkallë  shteti , Erisa Dulla, Glejdis Meminaj, Marena Prifti do të na përfaqësojnë në raundin botëror që zhvillohet në Universitetin  Cambridge, në  datat 16.06.2019 deri në 23.06.2019. Gjatë kësaj kohe nxënëset do të kenë një program intensiv, jo vetëm në një  kategori përkatëse por në disa si për shembull: testim , debat, ese, dhe aktivitete të tjera argëtuese (shëtitje në Cambridge dhe Londër). Nën logon mendo, shkruaj, diskuto dhe argëtohu vajzat tona do të kalojnë një javë krejt  ndryshme
Suksese!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *