Në shkollën “Turgut Özal” Durrës, studiojnë nxënës nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.Pavarësisht nga vijnë, ata i bashkon dëshira për të mësuar e për të realizuar ëndrrat e tyre.Këto ëndrra nuk mbeten thjesht dëshira, por formësohen e bëhen të prekshme nga shumë prej tyre. Kjo falë talentit, punës së vazhdueshme e përkushtimit maksimal në mënyrë që të arrijnë synimet që i kanë vënë vetes.Nga ana tjetër është edhe ky institucion shkollor që bën maksimumin e mundshëm që këtyre nxënësve të mos u mungojë përkrahja dhe ushqyerja e talentit në fushat ku ata e shfaqin atë.Konsultimet e shumta,orët ekstra nga ana e mësuesve të shkollës dhe më gjerë i kanë shërbyer arritjes së rezultateve të dëshiruara nga ana e tyre.Ka qenë rrugë e vështirë, por edhe e bukur njëkohësisht për nxënësit olimpiadistë, të cilët hap pas hapi kanë kapërcyer fazat e olimpiadave në rang shkolle,qarku dhe rang kombëtar. Mundi dhe lodhja e tyre u shpërblye me ҫmime të ndryshme.Dhe si ҫdo vit, edhe këtë herë, kolegji ynë pati shumë fitues. Në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës, nxënësja Dea Myshketa mori ҫmim të parë, e ndjekur nga Sabrina Alushi, Gred Braho me çmim të dytë dhe Nijada Kacmoli, Loard Bejko, Arjola Mehmeti, me ҫmim të tretë.Nxënësi Gred Braho fitoi edhe çmim të tretë në Olimpiadën Kombëtare të Biologjisë. Në Olimpiadën Kombëtare të Fizikës nxënësi Amarildo Topalli fitoi ҫmim të parë, pasuar nga Dhespina Pepa Peҫini, Ilva Xhaferri me ҫmime të treta. Tri ҫmime, përkatësisht të parin, të dytin dhe të tretin, do t’i rrëmbenin nxënësit: Alfred Emiri, Klajdi Xhambazi dhe Roxhers Ҫerҫizi në Olimpiadën Kombëtare të Kimisë. Në Olimpiadën Kombëtare të Informatikës Klajdi Mërdhoҫi u vlerësua me ҫmim të tretë.Ashtu si kanë rezultuar deri tani, urojmë që të vazhdojnë edhe në të ardhmen nxënësit e kësaj shkolle, per t’i dhënë më shumë emër vetes,familjes, kolegjit e më gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *