Më datë 30.03. 2019 në ambientet e kolegjit Turgut Özal Durrës u organizua konkursi shkencor në shkallë kombëtare me pjesmarrje mbi 200 nxënës prej të cilëve 20 fituan bursa studimi. Kjo tashmë një traditë e njohur, ku nëpërmjet këtij konkursi shkencor u jepet mundësia të gjithë nxënësve në mbarë Shqipërinë të testojnë njohuritë e tyre, por jo vetëm kaq… Ata mund të fitojnë bursa studimi në këtë shkollë. Në bazë të arritjeve të tyre nxënësit kanë të drejtë të regjistrohen për të vazhduar shkollën e mesme pranë këtij kolegji. Nxënësit e regjistruar iu nënshtruan provimit nga ora 13 – 15. Më pas dita do të vazhdonte me një program kulturor dhe argëtues të organizuar nga drejtoria e shkollës. Ky aktivitet do të kurorëzohej me ndarjen e çmimeve me datë 31. 03. 2019 në kolegjin Turgut Özal, i cili ju uron mirëseardhjen dhe suksese të mëtejshme të gjithë pjesmarrësve.


Përgatiti:Elsona Okshtuni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *