Edicioni i 18-të i Olimpiadës së Turqishtes përfundoi në muajin dhjetor të 2020. Ndryshe nga vitet e mëparshme ky edicion mbaroi më vonë për shkak të pandemisë. Sipas informacionit që na dha shefi i departamentit të turqishtes në shkollën tonë,Greljon Zaimi, kjo olimpiadë organizohet në dy faza. Faza e parë përfshin përgatitjen dhe përzgjedhjen nga shkolla në rang kombëtar sipas kategorive ku garohet: në nivelin fillestar, mesatar, të përparuar dhe ekspert.Faza e dytë është është në rang botëror.Nuk ka numër të kufizuar nxënësish pjesëmarrës, por kjo e fundit bazohet në nivelin e njohjes së gjuhës turke, sa u përgjigjet nxënësi kërkesave të gramatikës, zbërthimit të tekstit, zotërimit të leksikut të duhur dhe realizimit të esesë ( Mjafton që nxënësi të kalojë pragun e 60 pikëvë nga 80 që ka teza e olimpiadës në total). Në edicionin e 18-të morën pjesë përfaqësues nga mbi 100 vende të ndryshme të botës.Menaxhimi dhe monitorimi i saj u bë online nga organizatorët me qendër në Gjermani.
Duke qenë se në kolegjin tonë mësohet kjo gjuhë, pjesëmarrja e nxënësve tanë ishte e lartë. Përgatitja e tyre ishte dinjitoze, gjë që u vërtetua me rrëmbimin e shumë medaljeve, të cilat janë si më poshtë:
7 nxënës morën medalje bronzi,14 nxënës medalje argjendi dhe 3 nxënës medalje ari. Nxënësja e klasës XI, Sabrina Alushi u rendit e para në botë në nivelin ku garoi (nivelin mesatar).Krenohemi me arritjet e tyre dhe urojmë të arrijnë rezultate më të larta në edicionin e 19-të të saj!
| OLIMPIADA NDËRKOMBËTARE E TURQISHTES. EDICIONI I 18. MEDALJE BRONZI | ||
| EMRI & MBIEMRI: | MEDALJE | KLASA |
| Ziko Muca | Bronz | 11 |
| Gloria Shtaro | Bronz | 9 |
| Alesia Deliallisi | Bronz | 11 |
| Kamila Selmanaj | Bronz | 11 |
| Sibora Ismalaj | Bronz | 9 |
| Ajna Jashari | Bronz | 9 |
| Imelda Vreto | Bronz | 12 |
| OLIMPIADA NDËRKOMBËTARE E TURQISHTES. EDICIONI I 18. MEDALJE ARGJENDI | ||
| EMRI & MBIEMRI: | MEDALJE | KLASA |
| Xhoia Ramaj | Argjend | 12 |
| Frensis Koka | Argjend | 12 |
| Elga Jamaku | Argjend | 12 |
| Kejsi Proda | Argjend | 12 |
| Xhesilda Lutaj | Argjend | 11 |
| Fiona Dragoti | Argjend | 11 |
| Klaudia Goroveci | Argjend | 11 |
| Engjell Abazaj | Argjend | 11 |
| Laura Kuqi | Argjend | 9 |
| Kejsi Balla | Argjend | 10 |
| Arisa Licaj | Argjend | 11 |
| Kristjan Ndreu | Argjend | 10 |
| Safiyye Sema Gok | Argjend | 9 |
| Seyma Onder | Argjend | 10 |
| OLIMPIADA NDËRKOMBËTARE E TURQISHTES. EDICIONI I 18. MEDALJE ARI | ||
| EMRI & MBIEMRI: | MEDALJE | KLASA |
| Sabrina Alushi | Ari | 11 |
| Xhorxhia Rrudha | Ari | 11 |
| Dario Shandro | Ari | 11 |