Olimpiada “COGITO” është kthyer tashmë në një traditë për kolegjet “Turgut Özal” .
Kjo olimpiadë zhvillohet midis nxënësve që janë pjesë e kolegjeve.Nxënësit pjesëmarrës konkurrojnë në lëndët shkencore si: matematikë, fizikë, kimi, biologji, ict dhe në gjuhën angleze.Olimpiada “COGITO” është një nismë e mirë për nxënësit duke i ndihmuar e përgatitur ata për olimpiada të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Prej 10 vitesh radhazi nxënësit tanë testojnë njohuritë e tyre në këto lëndë shkencore. Në këtë provim marrin pjesë nxënësit e ciklit 9-vjeçar nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë. Përzgjedhja e pjesëmarrësve në të gjitha kategoritë bëhet sipas provimit përzgjedhës në fillim të vitit shkollor.Ҫdo javë mësuesit mentorë punojnë me nxënësit e përzgjedhur në lëndët e sipërpërmendura.Kjo përgatitje do të vazhdojë deri në muajin maj, atëherë kur do të realizohet kjo olimpiadë. Nga shkolla “Turgut Ozal” Durrës, në këtë kompeticion do të marrin pjesë 44 nxënës.