Nxënësit e shkollës sonë, dëshmuan në një nga aktivitetet shkencore të radhës, përpjekjet maksimale, për të realizuar qëllimet e synimeve të tyre në lëndët shkencore. Ishte pikërisht “Cogito Olimpiad”që dëshmoi angazhimin dhe prezantimin dinjitoz të nxënësve , nga klasa VI – deri ne klasën IX.
Studimi dhe përkushtimi i nxënësve, ndërthureshin paraprakisht me njëra tjetrën, por kësaj here si asnjeherë tjetër, olipiada u zhvillua në të tjera kushte, për arsyen ( covid 19) që të gjithë ne e dimë. Madje edhe momenti më emocional ishte, se në të njëjtën mënyrë, u shpërndanë edhe çmimet. Medoda online ishte një emocion dhe një sfidë më vete, për të gjithë pjesëmarrësit, e për më tepër fituesit e saj.
“Cogito Olimpiad” prezantoi denjësisht nxënësit tanë, ku pavarësisht vështirësive, ata u përballën me sfidën e arritjes së asaj, çka ata dëshironin. Pikërisht rrëmbimi i jo pak çmimeve, si 20 medalje bronxi, 12 medalje argjendi dhe 5 medalje floriri, do t’i prezantonte ato, në realizimin dhe shpërblimin e punës së palodhur të tyre dhe krenarinë e shkollës, si pjesë e rëndësishme e mbështetjes së punës së tyre.
Amarilda MEGJIDI