Në kolegjin “Turgut Ozal” Durrës një kujdes i veҫantë tregohet për organizimin e veprimtarive jashtë orarit mësimor, veprimtari për të cilat nxënësit janë shumë të interesuar. Në dy ciklet e tjera, atë fillor dhe nëntëvjeҫar, organizimi i klubeve vazhdon prej vitesh, ndërsa në shkollën e mesme klubet erdhën si risi këtë vit.
Aktualisht funksionojnë këto klube me mentorët përkatës:
NR | CLUB NAME | MENTOR TEACHER |
1 | DEBATE CLUB | ALEKS ҪELA |
2 | ACADEMIC WRITING SKILLS CLUB | NEVILA GUZA |
3 | GLOBAL PERSPECTIVE & CAREER CLUB | MERVE TOHUMCU |
4 | BOOK & MEDIA CLUB | VIOLETA GJIMI |
5 | MULTIMEDIA CLUB | EYYUP TOHUMCU |
6 | SCIENCE CLUB | ABDULLAH SADIK |
7 | DIL CAFÉ CLUB | TUGBA YILMAZ |
8 | ART & DESIGN CLUB | MADINA ESENGELDI |
9 | MIND GAMES CLUB | BAHADIR BEGALIN |
Nxënësit kanë bërë zgjedhjen e preferuar duke ushqyer sipas rastit:talentin e tyre,prirjet, dëshirën për të eksploruar në fushën e pëlqyer apo interesin për t’u thelluar në drejtimin që lidhet me të ardhmen e tyre.Aktiviteti i tyre ka të bëjë sipas rastit me përforcimin e një gjuhe të huaj, të kulturës së diskutimit dhe debatit pa pasur “frikën “ e të bërit gabime në të shkruar a në të shprehur. Lojërat e mendjes apo thellimi në ҫështjet shkencore dhe të teknologjisë krijojnë një atmosferë pune të këndshme, tërheqëse dhe argëtuese në të njëjtën kohë.Gjatë komunikimit me mentorët e këtyre klubeve disa prej tyre shprehen:
Violeta Gjimi:
Qëllimi i “ BOOK & MEDIA CLUB” është afrimi i nxënësve me librin dhe aftësimin e tyre për zhvillimin e mendimit kritik.Nxënësit e këtij klubi realizojnë:
- Intervista me personalitete të fushave të ndryshme, psh veҫojmë një intervistë me gazetarin dhe profesorin Erlis Çela.
- Vizita në biblioteka dhe muze,psh muzeu “Shtëpia me gjethe”
- Seminare në shkollë me shkrimtarë të ftuar ku ndër të tjera të ceket rëndësia e leximit të librave
- Apo dhe diskutime rreth një vepre letrare etj.
Nevila Guza:
“ACADEMIC WRITING SKILLS CLUB”, përfshin komunikimin e ideve në mënyrë të qartë dhe koncize dhe përcjelljen e argumenteve në një mënyrë logjike dhe bindëse.Ky klub synon që t’u japë nxënësve njohuritë për aspektet kryesore të hartimit të eseve akademike. Në fokus kryesor është zhvillimi i aftësive gramatikore, akademike, të lexuarit dhe të shkruarit përmes një sërë detyrash me shkrim.Gjatë veprimtarive të ndryshme ndërvepruese nxënësit përvetēsojnë gjithashtu strategji për të lexuar dhe shkruar në mënyrë kritike duke përdorur në mënyrë efikase elemente të argumentimit formal.
Merve Tohumcu
Qëllimi kryesor i “GLOBAL PERSPECTIVE & CAREER CLUB “është t’u japë një perspektivë të re studentëve dhe t’u mundësojë që të ecin përpara në jetë me hapa më të sigurt duke e ditur çfarë duan. Për të bërë këtë, ata vizitojnë universitete të ndryshme dhe dëgjojnë e takojnë njerëz dhe studentë të profesioneve të ndryshme që kanë ndjekur të njëjtat rrugë më përpara. Ne synojmë të zhvillojmë vetëndërgjegjësimin e tyre, marrjen e vendimeve, vendosjen e qëllimeve dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve dhe t’i ndihmojmë të kuptojnë rrugëtimin e tyre të karrierës.
Madina Esengeldi
Nëpërmjet “ART & DESIGN CLUB” ne po krijojmë produkte të ndryshme me rruaza, copa, fije, dhe letër. Qëllimi kryesor i grupit është që të kënaqemi, të bëjmë gjëra të dobishme, të dekorojmë dhe të shesim produktet për bamirësi. Nxënësit po e shijojnë punën, gjithashtu po krijojnë kartolina me urime, vizatime , punime të ndryshme artistike dhe ngjitëse me dizajne të shkollës.
DEBATE CLUB