Në shkollën tonë në periudha të herëpashershme me nxënësit e ҫdo cikli organizohen takime apo seminare ndërgjegjësuese që promovojnë vlera dhe virtyte të vlefshme për jetën e gjithsecilit. “A duhet të mbaj unë celular?” ishte tema që u zhvillua me nxënësit e klasave VI dhe VII, ku të ftuara ishin zonja Bora Hasmadhi dhe zonja Esmeralda Pashollari. Pika “të nxehta” u bënë objekt argumenti e kundërargumenti nga të dyja palët dhe kështu ndodh kur bëhët fjalë për përdorimin e celularit. Bashkëbisedimi pati në fokus: historikun e përdorimit të telefonit, efektet pozitive, ato negative,ҫfarë ndodh kur je i lidhur fort emocionalisht me të, për ҫfarë e përdorim më shumë, si mund të komunikojmë në mënyra më të shëndetshme etj.
![](https://durres.turgutozal.edu.al/wp-content/uploads/2022/02/IMG_8984-1024x683.jpg)
![](https://durres.turgutozal.edu.al/wp-content/uploads/2022/02/IMG_8986-1024x683.jpg)
![](https://durres.turgutozal.edu.al/wp-content/uploads/2022/02/IMG_8930-1024x683.jpg)
![](https://durres.turgutozal.edu.al/wp-content/uploads/2022/02/IMG_8933-1024x683.jpg)
![](https://durres.turgutozal.edu.al/wp-content/uploads/2022/02/IMG_8935-1024x683.jpg)
![](https://durres.turgutozal.edu.al/wp-content/uploads/2022/02/IMG_8937-1024x683.jpg)
![](https://durres.turgutozal.edu.al/wp-content/uploads/2022/02/IMG_8939-1024x683.jpg)
![](https://durres.turgutozal.edu.al/wp-content/uploads/2022/02/IMG_8953-1024x683.jpg)
![](https://durres.turgutozal.edu.al/wp-content/uploads/2022/02/IMG_8964-1024x558.jpg)
![](https://durres.turgutozal.edu.al/wp-content/uploads/2022/02/IMG_8974-1024x683.jpg)
![](https://durres.turgutozal.edu.al/wp-content/uploads/2022/02/IMG_8979-1024x683.jpg)
![](https://durres.turgutozal.edu.al/wp-content/uploads/2022/02/IMG_8981-1024x683.jpg)
Po kështu një tjetër seminar me temë “Rrjetet sociale dhe menaxhimi i kohës” u prezantua nga zonja Elsuida Hoxha te nxënësit e klasave XI. Gjatë seminarit u trajtuan pika të tilla që kanë të bëjnë me: si e përdorim kohën tonë, sa e rëndësishme është përdorimi me efikasitet i saj,si ta bëjmë atë të jetë e shëndetshme dhe produktive për ne, sa vëmendje u kushtojmë rrjeteve sociale, sa të përfshirë jemi emocianalisht në ato ҫfarë përcjellin ato, si mund ta shmangim lidhjen e tejzgjatur pas tyre etj.Koha duhet shfrytëzuar sa është “në kohë’, që nësër të mos themi na iku koha.
![](https://durres.turgutozal.edu.al/wp-content/uploads/2022/02/IMG_8929-1024x683.jpg)
![](https://durres.turgutozal.edu.al/wp-content/uploads/2022/02/IMG_8921-1024x683.jpg)
![](https://durres.turgutozal.edu.al/wp-content/uploads/2022/02/IMG_8918-1024x683.jpg)
![](https://durres.turgutozal.edu.al/wp-content/uploads/2022/02/IMG_8913-1024x683.jpg)