Klubi “Shpresa” vazhdon me nismat e bamirësisë. Veҫojmë tri aktivitetet e ideuara dhe të realizuara nga përfaqësuesit e këtij klubi me mbështetjen maksimale nga të gjithë nxënësit e kolegjit dhe natyrisht me mbështetjen maksimale nga drejtoria e shkollës.
Njëri aktivitet u organizua nga nxënësit maturantë, të cilët shpërndanë ndihma në ushqime për disa familje në nevojë dhe për disa fëmijë jetimë.Me dëshirën e madhe dhe kënaqësinë për të ndihmuar fëmijët në nevojë , klasat XII me kontributin e tyre përgatitën paketa me ushqime për t’i shpërndarë në disa familje . Informacioni u përcoll nga shkolla 9-vjeçare “Isuf Ferra”. Tre prej nxënësve përfaqësues të klubit “Shpresa” të shoqëruar nga dy mësues ,drejtoresha e shkollës dhe dy mësues të shkollës “Isuf Ferra” ishin në terren , pikërisht në shtëpitë e këtyre fëmijëve, të cilët të shumtë në numër, mirëpritën një fije shprese që falën nxënësit e shkollës sonë. Dartis shprehet se buzëqeshjet dhe britmat e gëzimit ishin ato që takuan që në momentin e parë , ndërsa mësuese Etleva e shkollës “Isuf Ferra” pohon se mirësia e këtij klubi gëzoi dhe ngrohu zemrat e familjeve dhe fëmijëve , të cilët nuk ishin lumturuar ndonjëherë kaq shumë ,gjë që e kishin reflektuar dhe të nesërmen në shkollë.
Dy aktivitetet e tjera qenë nismë e nxënësve përfaqësues të këtij klubi, të shkollës nëntëvjeҫare, të cilët vizituan nga afër Qendrën e Zhvillimit Rezidencial Durrës, pasi kishin biseduar më parë me përfaqësues të kësaj Qendre se në ҫfarë të konsistonte ndihma e tyre që të ishte sa më e vlefshme për fëmijët e asaj Qendre. Në pako të veҫanta kishin sistemuar mjete kancelarike dhe ndër to më të rëndësishme ishin ato me të cilat nxënësit e Qendrës do të realizonin punime “Craft art”, të cilat do t’i paraqitnin në një panair që do të organizohej më vonë në “Pallatin e Kongreseve”. Po kështu nxënësit vazhduan më tej në misionin e tyre fisnik duke bashkëpunuar me bashkinë e Durrësit dhe bënë të mundur të gëzonin vogëlushët e kopshtit “Met Hasa” duke u dhuruar 60 batanije. Në të trija aktivitetet, ata që u ndihmuan qenë falenderues dhe mirënjohës për nxënësit e “Turgut Ozal” që vazhdimisht e kanë treguar veten që janë humanë dhe që me gjëra të vogla, duke i bashkuar me njëri-tjetrin, falin gëzim të madh.