JAVA E MATEMATIKËS
Brenda këtij muaji në shkollën “Turgut Ozal” u zhvillua “Java e Matematikës”, në të cilën u përfshinë të gjitha ciklet shkollore.Gjatë kësaj jave u organizuan aktivitete të shumta,të cilat kishin në fokusin e tyre shpalosjen e njohurive matematikore, logjike,argëtimin si dhe angazhimin e të punuarit në ekip në shkollë dhe jashtë saj.Ndërmjet klasave të paraleleve të ndryshme u zhvilluan konkurse të tilla si:IQ test,Kahoot,Sudoku,konkursi i pikturës me tematikë matematikën, konkursi i shahut etj. Punimet në kartona, bukë – peshku, postera, “meme”e deri te projekte 3-D, mbushën hapësirat e holleve të shkollës sonë, duke i dhënë asaj një tjetër pamje e duke nxitur kërshërinë e çdokujt për të zhbiruar më tej në të fshehtat e bukura të lëndës së matematikës.Krijimet e paraqitura ishin të çdo lloj forme, por që i bashkonte emëruesi i përbashkët:matematika.Pamje interesante formuan nxënësit edhe me veshjet e tyre, duke qenë se gjatë javës u lejuan të vishnin bluza me stampime të logove të ndryshme që lidhen me matematikën. Formula, grafiqe e deri te shprehjet për matematikën gjeje në to.Një javë ndryshe, e mbushur këndshëm me shkencë dhe art në të njëjtën kohë.