15 MAJI DITA NDËRKOMBËTARE E FAMILJES

15 MAJI DITA NDËRKOMBËTARE E FAMILJES

  • Post category:Uncategorized

Familja e shëndoshë është gjeneratori kryesor i një shoqërie të shëndoshë, i një të ardhmeje të sigurt.Në Ditën Ndërkombëatre  të Familjes, apeli më i mirë është rritja e vëmendjes ndaj familjes. Kjo ditë simbolizon anembanë botës përkrahjen e vlerave dhe rëndësinë e familjes në shoqëri. Sa herë përmendet emri famijle,mendohet një parajsë ku ekziston vetëm mirësia,dashuria,lumturia dhe gëzimi.Nuk kishte si në këtë ditë të veçantë në shkollën tonë, të mos zhvillohej aktiviteti me një qëllim të qartë: promovimin e familjes dhe vlerave të saj, mbrojtjen e familjes si njësia bazë e shoqërisë.

Nxënësit e klasave VIII sapo u informuan që do të zhvillohej një aktivitet për ditën ndërkombëtare kushtuar familjes shprehën dëshirën për të marrë pjesë.Dhe fjalët e tyre ishin: “ Ne duam të bëhemi pjesë ,dhe në forma të ndryshme duam t`i shprehim mirënjohjen familjes. Ne si fëmijë kemi kaluar momente shumë të vështira duke filluar nga tërmeti, e më pas pandemia dhe prej tyre morëm mësimin më të mirë:Nëse jemi të bashkuar asgjë nuk na ndan.”Ishte një aktivitet plot larmishmëri duke filluar me interpretime orkestrale të realizuara aq bukur nga gishtat magjikë të këtyre fëmijëve,letra kushtuar familjes,diskutime etj. Në fund të aktivitetit njëri nga nxënësit dha dhe mesazhin sensibilizues:”Nuk ka asnjë që quhet prind i përsosur, prandaj bëhu thjesht një i vërtetë. Ne duhet t’i kuptojmë, ne duhet t’i vlerësojmë në çdo gjë që ata thonë. NE DUHET TË JEMI REFLEKTIMI MË I MIRË I TYRE!”

                                                                                                                 MARSIDA SHAHINI


Warning: mysqli_query(): (HY000/1021): Disk full (/tmp/#sql_e56_0.MAI); waiting for someone to free some space... (errno: 28 "No space left on device") in /home/turgut5/public_html/subdomains/durres/wp-includes/wp-db.php on line 2056

Warning: mysqli_query(): (HY000/1021): Disk full (/tmp/#sql_e56_0.MAI); waiting for someone to free some space... (errno: 28 "No space left on device") in /home/turgut5/public_html/subdomains/durres/wp-includes/wp-db.php on line 2056