PANAIRI I RICIKLIMIT

PANAIRI I RICIKLIMIT

“RICIKLOJMË,RIPËRDORIM,REDUKTOJMË”, ishte motoja e Panairit të Riciklimit, organizuar nga nxënësit e shkollës 9-vjeҫare “Turgut Ozal” Durrës.Ky panair u prezantua në datën 29 prill 2021,në qendër të qytetit të Shijakut.Në të u paraqitën punime të larmishme të ideuara, punuara dhe të realizuara me mjeshtëri nga vetë nxënësit.Materialet e riciklueshme të përpunuara nga nxënësit ishin ato të cilat i ndeshin në jetën e përditshme, të tilla si:kartona, plastikë apo materiale të tjera të përpunuara prej druri. S’ishte thjesht prezantim arti ,por shumë më tepër fushatë ndërgjegjësimi nga brezat e rinj për brezin e ri, që të tregohen të kujdesshëm me gjithҫka kanë dhe është e rrethuar jeta e tyre dhe e jona në përgjithësi. T”ia dimë vlerën ҫdo materiali, të mos i nënvlerësojmë objektet dhe materialet që përdorim në përditshmërinë tonë, përkundrazi t’i bëjmë sërish të vlefshme dhe t’i fusim në përdorim nëpërmjet teknikës së riciklimit. Kjo metodë alternative ndihmon natyrën dhe zhvillimin e duhur të jetës sonë.