Gjatë ditëve të fundit të muajit mars dhe ditëve të para të muajit prill në shkollën tonë janë organizuar mbledhje me prindër për ciklin e kopshtit,nxënësit e fillores dhe ato të 9-vjeҫares.Duke zbatuar rregulloren anti – covid, këto takime janë zhvilluar në hollin e shkollës në mënyrë që të ruhej distancimi fizik dhe t’i jepej hapësirë ҫdo prindi të kontaktonte me mësuesin kujdestar (edukatoren e kopshtit) të fëmijës dhe me mësuesit e ҫdo lënde.Njoftimi u është dhënë të gjithë prindërve, por ardhja në shkollë ka qenë në dëshirën e tyre, sepse informacioni në lidhje me ecurinë mësimore dhe edukative u është përcjellë edhe nëpërmjet platformave të ndryshme online.Oraret në këtë takime, sikurse dhe në takimet e tjera ishin mirëmenduar nga drejtoria e shkollës duke i vendosur në ditë të ndryshme edhe brenda klasave të të njëjtit paralel, në mënyrë që ҫdo prind të realizonte komunikimin e duhur me ҫdonjërin prej mësuesve.Duke qenë se ishte mbyllja e tremujorit të dytë dhe fillimi i të tretit prindërit i kanë më të qarta idetë për pritshmëritë e tyre ndaj fëmijëve dhe mësuesve.Ecuria e duhur e nxënësve ,ndër të tjera, varet pa diskutim nga bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i dyanshëm mësues-prind.