“Tod Talks” është një aktivitet i përvitshëm në shkollën “Turgut Ozal”,që organizohet në gjuhë të huaj:gjermanisht, turqisht dhe anglisht, me nxënësit nga klasa e tretë deri në klasën e dymbëdhjetë.(Të trija këto gjuhë mësohen në shkollën tonë).Është aktivitet që ka filluar që në muajin janar dhe në intervale kohe të përjavshme shfaqen videot e realizuara me prezantime nga nxënësit në këto gjuhë.Temat e përzgjedhura janë interesante, sensibilizuese e me mesazhe të vlefshme për ҫdo individ.Nxënësit janë tepër bindës me argumentet që sjellin në mbrojtje të qëndrimit të tyre për ҫështjet e ngritura në prezantim.Nëpërmjet tyre shfaqin oratorinë, artikulimin e duhur të fjalorit në gjuhën e huaj duke e perfeksionuar atë e duke zotëruar emocionet, të cilat janë të pashmangshme gjatë filmimit të prezantimit të tyre.Risi e këtij viti është përfshirja e nxënësve të klasave të treta në “Tod Talks”në gjuhën gjermane,e cila po këtë vit është futur për herë të parë në këtë nivel moshor.Ky është aktivitet në vazhdim dhe jemi sërish në pritje të prezantimeve të tjera të arrira të realizuara nga nxënësit tanë.