MyON ,është biblioteka digjitale e personalizuar, e përshtatshme për nivelin e ҫdo nxënësi nga klasa e tretë deri ne klasën e dhjetë. MyON është një mjedis i personalizuar dhe u jep nxënësve akses në më shumë se 6 000 libra digjitalë në gjuhën angleze. Titujt përputhen në mënyrë dinamike me interesat e secilit prej tyre, shkallën dhe nivelin e leximit.Mësuesit e anglishtes u kanë dhënë nxënësve orientimin e duhur se si të veprojnë me literaturën e kësaj biblioteke gjigante.Ata munden t’i kontrollojnë sa faqe lexojnë nxënësit, sa kohë iu ka marrë leximi i tyre etj.

Zhanret ku ata përzgjedhin literaturën për të lexuar i zgjedhin vetë ose e bashkërendojnë atë me mësuesin e lëndës.Nuk mungon literature e përzgjedhur nga klasikët botërorë, libra historikë, fantastiko- shkencorë, humoristikë etj.Përveҫ leximit nxënësit përfshihen në realizimin e projekteve të ndryshme që kanë të bëjnë me mesazhet e veprave, portretizimin e personazheve , kontekstin historik, aktualizimin e fabulave etj. Kjo zhvillon më tepër te nxënësit perfeksionimin e anglishtes si dhe nxitjen e mendimit kritik në mënyrë të argumentuar.Mësuesit që monitorojnë këtë aktivitet të nxënësve ( leximin në këtë bibliotekë digjitale) kanë marrë pjesë në trajnime të herëpashershme të organizuara nga drejtoria e përgjithshme e kolegjeve.Çdo tremujor mësuesit përzgjedhin tre lexuesit më të mirë të paralelit duke i motivuar ata me certifikata arritjeje.