7- 8 Marsi i këtij viti, duhet pranuar që erdhi ndryshe nga vitet e mëparshme.Kjo për shkak të pandemisë. Salla e madhe e kinemasë së shkollës sonë, nuk gëloi nga muzika dhe duartrokitjet si dikur, por ama skena nuk mbeti bosh.Drejtoria e shkollës nëpërmjet strukturave të saj kishte bërë të mundur realizimin e një videoklipi, për të cilin sikurse u shpreh nëndrejtoresha e shkollës 9-vjeҫare Suada Kroi, ishte dashur kohë,orë të gjata provash, kombinim realizimesh individuale ose në grupime të vogla deri sa u arrit një finalizim i suksesshëm.Me tinguj zemre dhe zërin e ëmbël nxënësit përcollën urimet e tyre , kushtuar nënës nëpërmjet këngës “Nëna, burim i lumturisë !”.Në nderim të këtyre festave nuk munguan edhe aktivitete të tjera në bazë grupi kopshti, klase apo shkolle.Edukatoret dhe mësueset e ciklit fillor me vogëlushët e tyre krijuan një atmosferë festive me projekte të ndryshme kushtuar këtyre figurave, me zbukurime, vizatime dhe kartolina të mbushura me fantazi dhe dashuri për të shtrenjtat e tyre.Po me rastin e këtyre festave ishte dhe hapja e ekspozitës së artit pamor“Nëna, frymëzimi ynë !” në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës me 160 punime të nxënësve si dhe publikimi i librit me këto vizatime, me të njëjtin titull.Këto aktivitete erdhën si një buqetë me lule për dy figurat e shenjta për ҫdo fëmijë: mësuesin dhe nënën.