UNË DHE KOMPJUTERI

UNË DHE KOMPJUTERI

  • Post category:Uncategorized

Qendra Kulturore e Fëmijëve,Durrës edhe këtë vit ishte organizatore e konkursit
shkencor “Unë dhe Kompjuteri” në shkallë rrethi për klasat 6 – 9 për shkollat publike dhe jopublike të qytetit të Durrësit.Pjesë e këtij konkursi ishin dhe nxënësit e shkollës sonë.Ky konkurs u organizua në dy faza. Faza e parë ishte përzgjedhja e nxënësve  brenda shkollës. Mësuesit e kompjuterit që japin mësim në këto klasa qenë organizatorët dhe monitoruesit e këtij aktiviteti në nivel shkolle.Përzgjedhja e nxënësve në këtë fazë ishte mbi bazën e vlerësimit të nxënësve në këtë lëndë.Nxënësit që kaluan këtë fazë morën pjersë në fazën e dytë, pra në konkurrimin ndërmjet shkollave të tjera të rrethit të Durrësit.
Nxënësit e shkollës ” Turgut Ozal” Durrës, – sikur u shpreh mësuesja e kompjuterit, Jusilda Vreka, –  punuan sistematikisht për t’u paraqitur denjësisht në konkursin “Unë dhe kompjuteri”.Si ҫdo konkurs edhe ky pati fituesit e vet.Nxënësit tanë mundën t’i fitonin të trija ҫmimet. Përkatësisht ҫmimi i tretë u fitua nga Alesio Dedja, ҫmimi i dytë nga Enid Reka dhe ҫmimi i parë nga Irjan Kuliҫi.Duke pohuar me krenari rezultatin e shkëlqyer që arritën nxënesit tanë në këtë konkurs,duhet të theksojmë po gjithashtu që shkolla jonë i kushton një vëmendje të veçantë teknologjisë dhe zhvillimit të saj.


Warning: mysqli_query(): (HY000/1021): Disk full (/tmp/#sql_e56_0.MAI); waiting for someone to free some space... (errno: 28 "No space left on device") in /home/turgut5/public_html/subdomains/durres/wp-includes/wp-db.php on line 2056

Warning: mysqli_query(): (HY000/1021): Disk full (/tmp/#sql_e56_0.MAI); waiting for someone to free some space... (errno: 28 "No space left on device") in /home/turgut5/public_html/subdomains/durres/wp-includes/wp-db.php on line 2056