PROVIMI I PRANIMIT

PROVIMI I PRANIMIT

  • Post category:Latest News

Kolegjet “Turgut Ozal”, me një përvojë 25-vjeҫare në fushën e arsimit,organizojnë sërish këtë vit provimin e pranimit të nxënësve të shkollave të ndryshme që dëshirojnë të vijojnë mësimet në këtë kolegj.Provimi organizohet ndërmjet nxënësve të klasave të teta për të ndjekur klasën e nëntë dhe ndërmjet nxënësve të klasave të nënta për të ndjekur klasën e dhjetë. Nuk ka kufizime në pjesëmarrje. Njohuritë që kontrollohen nëpërmjet këtij konkurrimi lidhen me lëndët e matematikës, gjuhës shqipe dhe logjikës.Provimi i pranimit do të organizohet në mjediset e shkollës “Turgut Ozal” Durrës, në datën 17 prill 2021,në orën 10:00.Hyrja në këtë provim është pa pagesë dhe regjistrimet për të qenë pjesë e këtij konkurrimi kanë vazhduar prej ditësh.Në këtë garim nuk marrin pjesë vetëm nxënës nga qyteti i Durrësit dhe rrethinat e tij, por marrin pjesë nxënës nga gjithë Shqipëria. Shkolla për nxënëset vajza e ofron qëndrimin në konvikt, ndërsa për nxënësit djem jo.( Ka ndikuar pandemia në këtë drejtim).Përveҫ së drejtës për të studiuar në këtë kolegj që fitohet nëpërmjet këtij konkurrimi, për nxënësit me rezultatet më të larta ofrohen dhe 30 bursa studimi, në përqindje të ndryshme.Informacionet e hollësishme, ҫdokush që është i interesuar i merr nëpërmjet sekretarisë së shkollës, madje është menduar që për lëndët të cilat do të përfshihen në provim, nxënësit që janë regjistruar do të marrin njohuri shtesë në formën e përsëritjes për t’u ndier sa më komodë në provim.Orientimi, sqarimi i duhur apo dhe punime të modeleve të provimit nga vitet e kaluara, si gjithmonë, nuk do të mungojnë nga ana e shkollës  sonë. Mos nguroni, bëhuni pjesë e motos së shkollës sonë ”Një fillim i mbarë për një të ardhme të sigurt…”!