OLIMPIADAT

OLIMPIADAT

  • Post category:Latest News

Një ndër prioritetet e shkollës “Turgut Ozal” Durrës është përgatitja e vazhdueshme që nga fillimi i vitit shkollor i nxënësve për olimpiada në lëndë të ndryshme ku ato organizohen. Është ndoshta e vetmja pikë, në të cilën nuk është ndier ndikimi i pandemisë, sepse dëshira dhe përkushtimi i nxënësve për të punuar në këtë drejtim është maksimal, siҫ është po maksimale vëmendja dhe përkushtimi i mësuesve që punojnë me ta.Në lidhje me olimpiadat punohet në dy drejtime:

1.Drejtoria e shkollës ka mirëpërcaktuar strukturat se si do të organizohet përgatitja e nxënësve për olimpiadën e matematikës nga klasa IV-VIII. Përgatitja e nxënësve të këtyre klasave zhvillohet hap pas hapi sipas përgatitjes që kërkon nga faza e parë deri në të tretën. Është organizim i Olimpiadës Mbarëshqiptare të Matematikës (kështu quhet), ku marrin pjesë nxënës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Presheva.QKF merret me organizimin e saj dhe siҫ bashkërendon punën me shkollat e tjera, ashtu vepron edhe me shkollën tonë.Faza e parë është në bazë shkollë, e dyta në rang prefekture dhe e treta në rang mbarëshqiptar.Nxënësit e shkollës sonë janë paraqitur denjësisht në këtë kompeticion ҫdo vit dhe kështu shpresojmë të ndodhë edhe këtë vit. Përveҫ njohurive që marrin nga programi mësimor i lëndës së matematikës në shkollë, po në shkollë punohen orë ekstra me njohuri shtesë, me kurrikula më të zgjeruara për t’iu përgjigjur kërkesave që padyshim janë shumë më të avancuara se programi mësimor.Mësimi shtesë zhvillohet zakonisht të shtunave, nga dy orë për nxënësit e ҫdo klase.Në këtë olimpiadë mbarëshqiptare përfshihen edhe nxënësit e klasave IX, por përgatitja e tyre varion nga përgatitja për Olimpiadën Kombëtare dhe me to punohet në një tjetër strukturë. 

2. Drejtoria e shkollës ka mirëmenduar gjithashtu edhe strukturat se si do të organizohet edhe përgatitja për olimpiadat me nxënësit e shkollës së mesme në lëndët ku organizohen ato.Momentalisht vijon përgatitja për fazat e dyta në lëndët shkencore dhe shoqërore sipas radhës së përcaktuar nga MASR.Punohet me nxënësit që e kaluan fazën e parë me orë ekstra kryesisht të shtunave, por edhe gjatë ditëve të javës kryesisht me olimpiadat që janë më të afërta.Numri i nxënësve pjesëmarrës edhe këtë vit është i madh dhe shpresojmë edhe ne si ata që të arrijnë rezultate sa më të larta. Në Olimpiadën e Matematikës punohet edhe me nxënësit e klasave IX, në lëndët e tjera kjo klasë nuk përfshihet.

Pra për të gjithë nxënësit nga klasa IV –XII, punohet intensivisht për olimpiadat nga të dyja palët, nxënësit dhe mësuesit dhe shpresojmë që mundi,lodhja, përkushtimi dhe talenti i tyre të kurorëzohet me sukses me sa më shumë ҫmime dhe certifikata.