Të jesh i suksesshëm në jetë, duhet  jo vetëm të kesh një nivel të lartë akademik, por duhet të jesh zemërhapur dhe bujar. Për t’u mësuar nxënësve se sa të rëndësishme janë këto vlera i njohëm ata më shumë me temën “Unë jam si ju .”Njerëzit me aftësi ndryshe janë po ata që ne i hasim në rrugë ҫdo ditë, po ata që përpiqemi t’i ndihmojmë sadopak, dhe po ata që të falin një buzëqeshje që mban përbrenda një mijë fjalë. Le t’i mposhtim të gjitha barrierrat, le t’i bëjmë ata të ndihen më të përfshirë në shoqërinë tonë.Kur flasim për barriera bëhet fjalë për barrierat kulturore e sociale të cilat pengojnë integrimin e personave me aftësi ndryshe në fusha të ndryshme të jetës.

Në shkollën tonë me datë 3 dhjetor 2020 u organizua një aktivitet me nxënësit e shkollës 9-vjeҫare. Kjo datë ka si synim ndërgjegjësimin e shoqërisë cilvile dhe donatorëve për t’u përfshirë në procesin e integrimit të personave me aftësi të kufizuara në jetën e përditshme.I gjithë aktiviteti u hap me një dramë ku simbolizohej biseda e nënës dhe fëmijës dhe theksohej fakti  që “ Së bashku ne mundemi.” Nuk munguan emocionet që të falin poezitë; të shkruara dhe të interpretuara nga nxënësit.  Ishin po këta të fundit që përgatitën prezantime në powerpoint dhe i prezantuan ato duke bërë pjesë gjithë publikun si dhe stafin e shkollës. Skenës iu dha një atmosferë mbresëlënëse pasi u dëgjua zëri i nxënësve dhe gjithë opinionet e tyre, të cilat u shoqëruan me mesazhet që drejtoria e shkollës i dha brezit të ardhshëm. Gjithҫka u mbyll me leximin e rreshtave të një eseje: “ Të mbushemi me dashuri brenda vetes  dhe me të njëjtën dashuri të ndihmojmë personat, të cilët kanë nevojë më shumë se vetja jonë… Një gjë është e sigurt, nëse ndihmojmë me dashuri të madhe do të fitojmë bashkë me ta një botë tjetër e cila është e përkryer dhe unike.”