TAKIMET ME PRINDËR

TAKIMET ME PRINDËR

  • Post category:Latest News

Që në fillim të muajit nëntor deri në dhjetëditëshin e parë të muajit dhjetor në shkollën tonë janë organizuar mbledhje me prindër.Takimet e fundit ishin ato me prindërit e vogëlushëve të kopshtit.Duke zbatuar rregulloren anti –covid, këto takime janë zhvilluar në oborrin e shkollës ose në hollin e saj në mënyrë që të ruhej distancimi fizik dhe t’i jepej hapësirë ҫdo prindi të kontaktonte me mësuesin kujdestar (edukatoren e kopshtit) të fëmijës dhe me mësuesit e ҫdo lënde.Njoftimi u është dhënë të gjithë prindërve, por ardhja në shkollë ka qenë në dëshirën e tyre, sepse informacioni në lidhje me ecurinë mësimore dhe edukative u është përcjellë edhe nëpërmjet platformave të ndryshme online.

Oraret ishin mirëmenduar nga drejtoria e shkollës duke i vendosur këto takime në ditë dhe orare të ndryshme edhe brenda klasave të të njëjtit paralel, në mënyrë që ҫdo prind të realizonte komunikimin e duhur me ҫdonjërin prej mësuesve.Këta të fundit i njihnin bashkëbiseduesit e tyre me mbarëvajtjen e nxënësve në mësime,në sjelljen përgjatë orës së mësimit dhe përtej saj.U diskutua ecuria e deritanishme dhe  pritshmëritë e të dyja palëve  për të ardhmen.

Shkëmbimet e informacioneve në takimet me prindër pa diskutim që sjellin produktivitet në realizimin final të ҫdo synimi që i kanë vënë vetes;prindërit, nxënësit apo mësuesit.Bashkëpunimi ndërmjet tyre është i vazhdueshëm dhe është një ndër faktorët kyҫ të ecurisë së kënaqshme të nxënësve.