Risitë dhe idetë e reja nuk mungojnë në shkollën tonë.Për t’i njohur nxënësit më tej me ҫështje dhe problematika të hasura në përditshmërinë tonë, pjesë e së cilës janë dhe ata vetë, nuk mjaftohemi vetëm me kornizat e zakonshme të një ore mësimore ,por shkohet më tej.Duke qenë iniciatore dhe duke zbatuar dëshirën e nxënësve për t’u dhënë zgjidhje sipas këndvështrimit të tyre, në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës vendosëm të ngrinin “Klubin e debatit”.
Shumë gjëra në jetën e përditshme bëhen shkas pë t’u debatuar ,qofshin këto ҫështje madhore apo ҫështje të vogla. Kjo tregon se në një mënyrë apo një tjetër debati është pjesë e jetës sonë duam apo nuk duam ne.Qëllimet e veprimtarive të këtij klubi janë: që nxënësi të kuptojë dhe të vlerësojë rëndësinë e debatit publik dhe të dëgjimit të mendimit ndryshe si dhe që nxënësi të mësojë të arrijë marrëveshje edhe për ҫështje të vështira,ku mendimet janë të kundërta.Të qenit të njëjtë nuk ka kurrëfarë kuptimi. Përgjatë dialogut kërkohet e vërteta,jo vetëm fitorja ndaj njëri-tjetrit. Debati sjell aftësi më të mira komunikimi, vetëbesim,të ndihmon në vendimmarrje dhe bën që vetë fëmijët të jenë më të sigurt në vetvete.
“ Klubi i Debatit” do të mbahet me nxënësit nga klasa VI deri në të IX. Debati i parë u realizua mes klasës IX B – IX C me temë “ Media dhe roli i saj në shoqëri”.Debati i zhvilluar më bëri të kuptoj se isha një peshk i vogël në akuarium. Aq më shumë, zbulova për këtë metodologji të të folurit , aq më shumë m’u rrit interesi për ta ҫuar më tej këtë nismë. Fëmijët u përfshinë shumë duke sjellë intervista e sondazhe. U intervistuan prindër,nxënës,psikologë e mësues.Debati është mënyra më e mirë për të stërvitur brezin e ardhshëm sepse dialogu ushqen shpirtin e të rriturit sikur loja me lodra që ushqen shpirtin e fëmijës.
Përgatiti:Marsida Shahini