ÇFARË ËSHTË OWLYPIA?

ÇFARË ËSHTË OWLYPIA?

  • Post category:Latest News

Owlypia është një konkurs  ndërkombëtar për nxënësit e moshave: 9-11 vjeç (OWLINS), 12-14 vjeç (OWLETS) dhe 15-18 (OWLYS).  Owlypia synon të frymëzojë kuriozitetin intelektual të çdo mendjeje të re dhe ka një temë qëndrore çdo vit.  Owlypia u themelua në 2017 nga Perceptum Education, një Ndërmarrje Sociale e çertifikuar me seli në Londër, MB.

Në Owlypia, nxënësit mund të marrin pjesë në tre gara ku e fundit ishte

Owlypia Online.Duke marrë pjesë në garat Owlypia në pesë fusha të ndryshme lëndësh, intelektualët e rinj ndajnë idetë e tyre krijuese, zhvillojnë aftësitë e tyre akademike multi-disiplinore, çlirojnë potencialin e tyre, ndërtojnë vetëbesimin, zhvillojnë aftësitë bashkëpunuese të punës në ekip dhe krijojnë miqësi të reja.

 Owlypia është e rrënjosur në dëshirën për t’u dhënë të rinjve një shans që të rriten dhe të zhvillohen si individë në çdo aftësi.  Ne besojmë se mendjeve të reja dhe kureshtare duhet t’u jepet mundësia të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të ndajnë idetë e tyre në një mjedis stimulues, i cili është pikërisht ai që ka të bëjë me Owlypian!

Konkurrimi në Owlypia përfshin pesë lëndë, të cilat janë: Shkencat Sociale, Arti dhe Dizajni, Letërsia dhe Kultura, Shkenca dhe Teknologjia, si dhe Ekonomia dhe Biznesi.

Disa nxënës të  shkollës sonë morën pjesë këtë vit në konkursin ndërkombëtar  “Owlypia -Intellectuals’ Challange UK” të organizuar më 12 dhjetor online. Për kategorinë Owlets , grupmosha 12-14 vjeҫ u morën 6 medalje ari, 10 argjendi dhe 13 bronzi,ndërsa për kategorinë Owlys , grupmosha 15-18 u morën 5 medalje ari, 2 argjendi dhe një bronzi .

Veҫojme suksesin e arritur nga nxënësja e klasës XI Albora Muҫo,e cila u rendit e para në garën ndërkombëtare nga të gjithë pjesëmarrësit në botë dhe Engjell Abazaj, i cili u rendit i treti. Ky është një konkurs i përvitshëm, prandaj nxënës: NËSE JU PËLQEN TË MENDONI, SHKRUANI DHE FLISNI NË NJË MJEDIS SHOQËROR DHE STIMULUES AKADEMIK ATËHERË, KJO ËSHTË SFIDA PËR JU!

                                                                                                Përgatiti:Manuela MENEKSHI