KONKURSI I PREZANTIMEVE

KONKURSI I PREZANTIMEVE

  • Post category:Latest News

Ky konkurs synon tek nxënësit: së pari dëshirën për  të shpalosur talentin e tyre në një temë të caktuar. Nëpërmjet kësaj ideje ai kërkon, informohet dhe informon bashkëmoshatarët e tij, në formë përcjellëse të informacionit që ai ka grumbulluar.

Në këtë iniciativë ne kemi dashur që “Askush mos ndihet i përjashtuar”, duke lënë pra të lirë nxënësit që duan të bëhen pjesë e së gjithës për të diskutuar dhe shprehur mendimet e tyre dhe duke sjellë shembuj nga realiteti që ata i përfaqëson dhe për më tepër ajo që ka rëndësi për institucionin tonë janë  vlerat të cilat ne duam t’i  referojmë ,pasi mendojmë se ato janë shumë të rëndësishme në jetën e gjithsecilit Ato fillojnë nga familja, shkolla, shoqëria, edukimi, sjellja e mirë, të cilat na shërbejnë mbi të gjitha për të qenë në gjendje të jetojmë në harmoni me veten tonë, gjithashtu thelbësorja është  të kemi marrëdhënie pozitive me njerëzit.

KONKURSI I PREZANTIMEVE ,motivon  ngritjen lart të këtyre vlerave, nëpërmjet temave të punuara nga nxënësit të cilat do t’i përҫojnë si një pishtar tek të gjithë bashkëmoshatarët. Ne do të flasim gjithmonë  nëpërmjet gjuhës së bukur të këtyre vlerave siç janë:

Bujaria, një vlerë themelore e cila përkthehet në disponueshmëri, bujaria nuk është mëshirë , bujar është ai që vë në dispozicion gjithçka që ka.

Sinqeriteti është një nga cilësitë më të bukura që një person mund të ketë, sinqeriteti është baza e miqësisë dhe dashurisë.

Ne do të flasim  sot dhe në vazhdimësi …për “veset” të cilat automatikisht ҫojnë në shkatërrim.

Për racizmin, bullizmin, kulturën, komunikimin, për besimin tek vetja gjithashtu për lumturinë,(aspektet kryesore të saj,ato të vërtetat) ,për veshjen dhe rregullat e këtyre disiplinave.

Ne besojmë në vlera dhe për të përmirësuar veten dhe shoqërinë ne duhet të jemi në gjendje t’i mësojmë,respektojmë dhe t’i shpërndajmë ato.

Gjatë  gjithë muajit nëntor  kam qenë e angazhuar personalisht  duke treguar kujdes maksimal, si në përzgjedhjen e temave të përshtatshme, të cilat janë ato më të prekshmet ,aktualet dhe plagë shoqërore si me kontrollin e strukturave  përgjatë punimit nga nxënësit.Duhet thënë se  kjo traditë në shkollën tonë  është prezente prej vitesh , por  këtë vit kam qenë e pranishme për herë të parë  dhe kam parë një bashkëveprim dhe përfshirje të admirueshme. Karakteristike ka qenë ofrimi i ideve të tyre , burimet  profesionale që në fillimin e konkursit  gjë e  cila  më bënte të besoja  dhe të isha e bindur në  rezultatet pozitive përfundimtare.

 Në këtë konkurs janë në garë për 3 ҫmime : Ҫmimi i Parë ,i Dytë ,i Tretë për  nxënësit e  Gjimnazit. Gjithashtu edhe nga  2 të tilla për nxënësit e  9-vjeҫares.

SUKSESE  NXËNËSVE TANË  NË  KËTË KONKURS VLERASH !

                                                                                                Përgatiti: Migena Mehmeti