Skip to content
Ky konkurs synon tek nxënësit: së pari dëshirën për të shpalosur talentin e tyre në një temë të caktuar. Nëpërmjet kësaj ideje ai kërkon, informohet dhe informon bashkëmoshatarët e tij, në formë përcjellëse të informacionit që ai ka grumbulluar.
Në këtë iniciativë ne kemi dashur që “Askush mos ndihet i përjashtuar”, duke lënë pra të lirë nxënësit që duan të bëhen pjesë e së gjithës për të diskutuar dhe shprehur mendimet e tyre dhe duke sjellë shembuj nga realiteti që ata i përfaqëson dhe për më tepër ajo që ka rëndësi për institucionin tonë janë vlerat të cilat ne duam t’i referojmë ,pasi mendojmë se ato janë shumë të rëndësishme në jetën e gjithsecilit Ato fillojnë nga familja, shkolla, shoqëria, edukimi, sjellja e mirë, të cilat na shërbejnë mbi të gjitha për të qenë në gjendje të jetojmë në harmoni me veten tonë, gjithashtu thelbësorja është të kemi marrëdhënie pozitive me njerëzit.
KONKURSI I PREZANTIMEVE ,motivon ngritjen lart të këtyre vlerave, nëpërmjet temave të punuara nga nxënësit të cilat do t’i përҫojnë si një pishtar tek të gjithë bashkëmoshatarët. Ne do të flasim gjithmonë nëpërmjet gjuhës së bukur të këtyre vlerave siç janë:
Bujaria, një vlerë themelore e cila përkthehet në disponueshmëri, bujaria nuk është mëshirë , bujar është ai që vë në dispozicion gjithçka që ka.
Sinqeriteti është një nga cilësitë më të bukura që një person mund të ketë, sinqeriteti është baza e miqësisë dhe dashurisë.
Ne do të flasim sot dhe në vazhdimësi …për “veset” të cilat automatikisht ҫojnë në shkatërrim.
Për racizmin, bullizmin, kulturën, komunikimin, për besimin tek vetja gjithashtu për lumturinë,(aspektet kryesore të saj,ato të vërtetat) ,për veshjen dhe rregullat e këtyre disiplinave.
Ne besojmë në vlera dhe për të përmirësuar veten dhe shoqërinë ne duhet të jemi në gjendje t’i mësojmë,respektojmë dhe t’i shpërndajmë ato.
Gjatë gjithë muajit nëntor kam qenë e angazhuar personalisht duke treguar kujdes maksimal, si në përzgjedhjen e temave të përshtatshme, të cilat janë ato më të prekshmet ,aktualet dhe plagë shoqërore si me kontrollin e strukturave përgjatë punimit nga nxënësit.Duhet thënë se kjo traditë në shkollën tonë është prezente prej vitesh , por këtë vit kam qenë e pranishme për herë të parë dhe kam parë një bashkëveprim dhe përfshirje të admirueshme. Karakteristike ka qenë ofrimi i ideve të tyre , burimet profesionale që në fillimin e konkursit gjë e cila më bënte të besoja dhe të isha e bindur në rezultatet pozitive përfundimtare.
Në këtë konkurs janë në garë për 3 ҫmime : Ҫmimi i Parë ,i Dytë ,i Tretë për nxënësit e Gjimnazit. Gjithashtu edhe nga 2 të tilla për nxënësit e 9-vjeҫares.
SUKSESE NXËNËSVE TANË NË KËTË KONKURS VLERASH !
Përgatiti: Migena Mehmeti