Fillimi i muajit tetor do të shënonte dhe fillimin e orëve të hapura informuese me nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, me psikologen e shkollës Migena Mehmeti.Tema e diskutuar me ta
ishte “Disiplina dhe respekti reciprok, fjalori dhe modelimi pozitiv”.Fjalët kyҫe rreth të cilave u organizua bashkëbisedimi ishin: respekt, mirëkuptim,tolerancë,pranim, vlerësim,durim,
vëmendje etj.

Disiplina dhe respekti na përket të gjithëve, ndaj që në moshë të vogël duhet të mësojmë rregullat dhe normat që bëjnë të mundur vetëdisiplinimin,kujdesin ndaj vetes dhe sjelljen ndaj të tjerëve.Ato janë vlerë e shtuar për këdo që i zbaton.Fëmijët krijonin bindjen e
duhur për ҫfarë thuhej duke sjellë dhe vetë shembuj dhe raste që e vërtetonin këtë.