Një ndër synimet e shkollës sonë është formimi i gjithanshëm i nxënësve (shkencor,artistik, kulturor e sportiv ).Ky formim realizohet jo vetëm nëpërmjet orëve mësimore lëndore, por edhe nëpërmjet orëve argëtuese të klubeve që funksionojnë prej vitesh në shkollën tonë.
Duke u nisur nga situata në të cilën ndodhemi aktualisht, drejtoria e shkollës ka menduar dhe ka bërë të mundur funksionimin e klubeve duke zbatuar rregulloren e miratuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Në bazë të kësaj rregulloreje aktivitetet jashtë orës mësimore (siҫ janë dhe klubet) mund të zhvillohen deri në 10 nxënës për grup.
Orari i klubeve është nga ora 13:40 – 14:30,është i njëjti orar për Arsimin Fillor dhe Arsimin e Mesëm të Ulët.( Në këto cikle janë të organizuara klubet).
Më konkretisht për Ciklin Fillor nxënësit mund të frekuentojnë këto klube: Shah,Piano, Pedalim,Origami & Maketing,Robotikë,Kitarë, Vizatim, Gatim,Anglisht dhe Aerobi.Në Arsimin e Mesëm të Ulët nxënësit mund të frekuentojnë këto klube: Piano, Programim, Robotikë, Kitarë, Vizatim, Gatim dhe Fizikë.
Nxënësve u pëlqejnë shumë aktivitetet që zhvillohen gjatë këtyre orëve,janë aktivë gjatë gjithë kohës dhe kjo vihet re nga pjesëmarrja e gjerë e tyre dhe komentet e specialistëve që menaxhojnë veprimtaritë përkatëse.