Viti i ri shkollor që startoi më 14 shtator mblodhi në shkollën “Turgut Ozal” Durrës,nxënësit e saj të Arsimit Fillor, të Arsimit të Mesëm të Ulët dhe Arsimit të Mesëm të Lartë.Ndryshe nga vitet e tjera,mungonin gumëzhimat nga përqafimet me njëri-tjetrin apo bisedat nga grumbullimet nëpër oborre , korridore ose ambientet e tjera.Nxënësit e ҫdo moshe e kanë të vështirë distancimin social,por pandemia COVID-19,i mësoi ata të ishin të kujdesshëm dhe të zbatonin me përpikmëri rregullat anti-covid.Paraqitja e tyre me maskë ishte domosdoshmëri dhe në momentin që hynin në shkollë u matej temperatura me termometër digjital,kalonin në tapetin dezinfektues dhe respektonin distancimin e ecjes prej dy metrash larg nga njëri-tjetri.
Ky distancim për ta ruhej edhe në klasa në hapësirën e vendosjes së tavolinave,të cilat ishin të planifikuara vetëm për një nxënës. Kjo gjë ishte menduar më parë nga drejtoria e shkollës, e cila kishte bërë organizimin e ri të klasave, me numrin e reduktuar të nxënësve, duke shfrytëzuar ҫdo ambient të shkollës, në mënyrë që mësimi të organizohej me një turn, me orët tridhjetë minutëshe.Organizimi ditor i nxënësve ishte i tillë që të shmangeshin lëvizjet jashtë klase gjatë pushimeve ndërmjet orëve të mësimit dhe në pushimin e gjatë levizjet e tyre të ishin të kontrolluara sipas organizimit nga drejtoria e shkollës me strukturat përkatëse.
Nxënësit që në ditën e parë të shkollës u pajisën me libra në masën 100 %.U punua me ta rregullorja anti-covid dhe u dhanë sqarimet e duhura për vazhdimin e vitit shkollor 2020-2021.Nxënësit u njohën me planet që do të zbatoheshin në shkollën tonë për ҫdo situatë të mundshme të ecurisë së pandemisë,dhe jo vetëm ata, por të gjithë punonjësit e institucionin uronin me shpirt që ecuria mësimore të vazhdonte në këtë normalitet (nëse mund ta quajmë kështu) dhe të mos shkonim drejt një mbylljeje tjetër, të padëshiruar nga askush.Vit sfidant për të gjithë,ndaj do punohet fort po nga të gjithë,në mënyrë që edhe këtë vit të ecet në hapat e suksesit të viteve të mëparshme.