Përfundimi i “Summer School” një sukses më vete

Përfundimi i “Summer School” një sukses më vete

  • Post category:Uncategorized

Një tjetër përfundim i suksesshëm ishte edhe “Summer school” i organizuar nga shkolla “Turgut Ozal”. Një mësimdhënie online, me plot interes dhe bashkëpunim, kordinuar nga metoda tepër efikase, nga stafi i mësuesve  të lëndëve shkencore dhe gjuhës angleze.

            Veçantia e ketij bashkëpunimi ishte pjesëmarrja,  jo vetëm i nxënësve tanë, por edhe i nxënësve të tjerë nga e gjithë Republika e Shqipërisë.

            Nxënësit përgjatë gjithë muajit demonstruan eksperimente, projekte, video, miniteste të kryera kryesish, nga nxënësit e ciklit 9-vjeçar, si ajo e “Three minutes science” (tre minuta shkencë) e organizuar në lëndën e kimisë,  “Robotika” në lnformatikë, në ciklin fillor, që demostronte një bashkëpunim të teknologjisë kompjuterike me lëndët shkencore mbi kodimin dhe veprimet konkrete.

            Përmbyllja me sukses e “Summer School”, dëshmoi edhe njëherë punën frytdhënëse  midis nxënësve, mësuesve dhe Drejtorisë së Shkollës, për të vazhduar dhe ruajtur gjithmonë bashkëpunimin kur bëhet fjalë për dije dhe edukim shkencor.

            Stafi dhe Drejtoria e Shkollës, falenderon për bashkëpunimin edhe nxënësit e shkollave të tjera brenda dhe jashtë qytetit të Durresit, të cilët iu bashkuan mësimdhënies në distancë, të “Summer School”, duke u premtuar për të tjera bashkëpunime në të ardhmen.


Warning: mysqli_query(): (HY000/1021): Disk full (/tmp/#sql_e56_0.MAI); waiting for someone to free some space... (errno: 28 "No space left on device") in /home/turgut5/public_html/subdomains/durres/wp-includes/wp-db.php on line 2056

Warning: mysqli_query(): (HY000/1021): Disk full (/tmp/#sql_e56_0.MAI); waiting for someone to free some space... (errno: 28 "No space left on device") in /home/turgut5/public_html/subdomains/durres/wp-includes/wp-db.php on line 2056