Ky vit shkollor, pamvarësisht vështirësive të kaluara tregoi edhe një herë suksesin e radhës, të nxënësve tanë maturantë.
Rezultatet e maturës shtetërore, ishin të shkëlqyera. Çelësi i suksesit për këtë arritje, është padyshim bashkëpunimi efikas, i stafit pedagogjik me nxënësit dhe prindërit e tyre.
Një mbështetje tepër e madhe, që ndikoi në këtë rezultat të shkëlqyer, është edhe mbështetja, që kurrë nuk ka munguar nga drejtoria e shkollës, e cila mundësoi realizimin e orëve mësimore në metoda sa më përfituese dhe frytdhënëse, si në ambjentet e shkollës, ashtu edhe në realizimin e mësimeve të zhvilluara online. Puna e nxënësve dhe përkushtimi i mësuesve në mësimdhënie tregoi edhe një herë atë çka ne pamë në fund……rezultatet.
Gjuhë e huaj: kalueshmëria 100%, mesatarja 9.8
Letërsi: kalueshmëria 100%, mesatarja 8.9
Matematikë: kalueshmëria 100%, mesatarja 9.8
Lëndë me zgjedhje: kalueshmëria 100%, mesatarja 9.2
Suksese të mëtejshme të dashur maturantë!
Përgatiti:Amarilda Bocaj