Aspekti mësimor dhe edukues, është pjësë e pandarë, e synimeve dhe objektivave të shkollës sonë. Gjatë periudhës së pandemisë, për shkak të Covid 19, stafi i mësuesve u bë jo vetëm pjesë e
mësimdhënies, por edhe aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe artistike.
Konkursi” Art dhe Argëtim” ishte një ide e radhës e stafit dhe Drejtorisë së Shkollës, ku veçantia e tij, qëndronte në perfshirjen dhe angazimin jo vetem të nxënësve të shkollës sonë, por edhe të
nxënësve të shkollave të tjera nga e gjithë Republika e Shqipërisë. Konkursi u shtri në zhanre dhe kategori të ndryshme, duke përfshirë grupmoshat nga kategoria e parashkollorëve e deri tek
maturantët.
Zhanret ku nxënësit demostruan talentin e tyre ishin :
Pikturë : “Tema e Lirë” përfshirë katër kategori,
Kategoria I-rë : parashkollorë dhe Kl. I-III-të.
Kategoria II-të : Kl. IV; V; VI.
Kategoria III-të : Kl. VII – IX.
Kategoria IV-rt : Kl. X – XII.
Muzikë nga shtëpia ; “Kengë dhe Instrumente Muzikore”
Kategoria gjithpërfshirëse.
Foto më e bukur ; Tema : “Ngjyrat e Natyrës”
Kategoria gjithpërfshirëse.
Interpretimi Artistik ; “Poezi nga Autorë Shqiptarë”
Kategori gjithpërfshirëse.
Ese në gjuhën shqipe ; Tema : “Familja si bazë e shoqërisë”
Ese në gjuhën angleze ; Tema, e përcaktuar sipas kategorisë.
Kategori gjithëpërfshirëse.
Public Speaking Competition;
Përfshirë vetëm dy kategori
Kl : VI – IX.
Kl : X – XII.
Juria e krijuar, pasi studioi me kujdes, krijimet dhe punimet e nxënësve, dhanë çmime për secilën kategori, duke bërë pjesë të fituesve nxënës të shkollës sonë dhe të shkollave të tjera.
Stafi i Mësuesve dhe Drejtoria e Shkollës, falenderon të gjithë pjesëmarrësit në këtë konkurs dhe i uron atyre, suksese në të tjera konkurse artistike dhe kulturore.
Përgatiti: Amarilda Megjidi