Mësimi “online”, sfida e përbashkët nxënës-prindër-mësues, është trinomi që na jep forcë, se së bashku do ta përballojmë armikun e padukshëm Covid-19 .
Mbyllja e shkollës, si një nga masat shtrënguese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ka krijuar një bashkëpunim shumë efikas të trinomit nxënësit, prindërit dhe mësues. Ato janë përshtatur me mësimin online dhe vlerësojnë punën e bërë nga stafi mësimor i kolegjit:’’Turgut ozal’’ Durrës në këto kohë pandemie COVID-19.
Përmes aplikacionit ‘’Zoom’’ dhe ‘’google classroom’’ etj, të gjithë nxënësit kanë mundësinë tëshprehin mendimet e tyre apo çdo paqartësi që i dalin. Ngarkimin e materialeve mësimore të ndryshme si tekst, prezantime, video, quiz, facebook, skype, WhatsApp, e-mail etj. Vetë platformat kanë opsione për t’i ngarkuar materialet në mënyrë interaktive, si për mësimin ashtu edhe për detyra të nxënësve, materialet shpërndahen sipas orarit të vendosur nga drejtoria e kolegjit, gjithashtu janë realizuar teste dhe detyra përmbledhëse online në lidhje me mbylljen e 3-mujorit të dytë.
Jemi shumë optimistë që mësimi online ka pasur efektin e duhur, pavarësisht vështirësive që mund të kemi hasur, gjithësesi e rëndësishme është pjesëmarrja e të gjithë nxënësve që komunikimi mësues-nxënës të jetë i organizuar dhe i monitoruar. Komunikimi i qartë është thelbësor.
Mësimi online është një sfidë për të gjithë, por së bashku do t’ja dalim më së miri, duke pasur në fokus mësimin! Synimi i Kolegjit: ’’Tugut ozal’’ Durrës është që të jetë sa më pranë nxënësve të tij. Mbështetja e nxënësve gjatë procesit mësimor dhe përmbushja e objektivave është ndër prioritetet e TOD.