Në një garë të vështirë, por të bukur. Tashmë të parët janë nxënësit e kolegjit tonë duke vazhduar traditën ndër vite, të cilët vlerësohen me çmime dhe vende nderi në olimpiada lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Kënaqësi dhe punë e palodhshme për të arritur rezultate akoma më të larta në të ardhmen. Të sigurt dhe të bindur në punën që bëhet për të ecur në rrugën e suksesit.
Falenderime tepër të veçanta për nxënësit me punën dhe përkushtimin e palodhur, familjet dhe mësuesit që mbështetën e ndoqën hap pas hapi në rrugën drejt suksesit, duke besuar dhe vlerësuar punën dhe talentin e tyre.