Nxënësit e shkollës fillore dhe ata te ciklit 9-vjeçar, të shoqëruar nga perfaqësues të shkollës dhe drejtorisë, kaluan një ditë ndryshe në ambientet e bibliotekës për fëmijë në qytetin e Durrësit.
Punonjësit e bibliotekës kishin rezervuar një pritje të ngrohtë dhe miqësore , duke krijuar një ambient komod dhe të përshtatshëm në mënyrë që fëmijët të ndiheshin si në shtëpinë e tyre.
Nxënësit vizituan sektorë të ndryshëm të librave , në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaj. Ata shprehën një interes tepër të madh kryesisht tek librat letrarë, historik, fantanstiko – shkencor etj.
Pergatiti:Amarilda Megjidi