Sot përfaqësues të Kolegjit “Turgut Ozal” Durrës, patën një takim tepër miqësor me drejtoreshën e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës, Znj. Valentina Leka. Takimi mes përfaqësuesve të shkollës sonë Z. Tuncer Tiryaki drejtor, Znj. Amarilda Megjidi, përgjegjëse për aktivitetet kulturore, si dhe një përfaqësi e vogël nxënësish, u fokusuan fillimisht, në urimin e një viti shkollor akademik sa më të suksesshëm.
Në bisedë u diskutua gjithashtu për bashkëpunimin në planin arsimor, social dhe kulturor. Takime të tilla mes shkollës sonë dhe institucioneve të ndryshme arsimore dhe kulturore, dëshmojnë dëshirën dhe njëherazi ftesën e hapur për bashkëpunim në shërbim të arsimit dhe edukimit të brezave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here