Sot në ambjentet e shkollës së mesme jopublike “Turgut Ozal” u zhvillua seminari me temën “Si të mësojmë në mënyrë të suksesshme”. Ky seminar interaktiv u zhvillua në kuadër të javës së orientimit për nxënësit e klasave të IX dhe X.
Nxënësit dhanë mendimin e tyre në lidhje me mënyën, kohën dhe menaxhimin e të mësuarit. Bashkëbisedimi mes nxënësve dhe drejtueses së seminarit, koordinatores akademike Manuela Menekshi, u bë edhe më interesant kur kjo e fundit, dha udhëzime tepër orientuese dhe efikase në mënyrën e të mësuarit si dhe menaxhimin e kohës që i nevojitet një studenti për nje studim sa me të dobishëm dhe produktiv.