Konkursi Mesdhetar i Matematikës për të Rinj, MYMC 2019, i cili u zhvillua në Napoli, Itali, në datat 17-20 korrik, i solli një tjetër fitore shkollës sonë. Ekipi shqiptar i të rinjve përbëhej nga katër nxënës përfaqësues të shkollave të mesme “Turgut Ozal” Tiranë dhe ” Turgut Ozal” Durrës: Bruno Bajo, Heidi Durrësi, Loard Bejko dhe Dea Myshketa.
Në sajë të punës së vazhdueshme dhe mbështetjes profesionale, ky grup arriti të fitojë Medaljen e Bronzit në këtë konkurs të rëndësishëm ndërkombëtar.
Kjo fitore e dyfishtë na bën të jemi krenarë!
Suksese të mëtejshme!