Nxënësit e kolegjit “Turgut Özal”, Durrës kanë mbyllur me sukses kompeticionin Owlypia – The Intellectuals’ Challenge 2019 në Cambridge, UK
Nga datat 17-20 qershor u zhvillua në Cambridge University, Konkursi Ndërkombëtar “The Intellectuals’ Challenge”, në të cilin shkolla jonë u përfaqësua nga 3 nxënës të klasës së 7-të.
Nxënësit pjesëmarrës u vlerësuan me këto medalje:
Erisa Dulla – 1 Medalje ari, 1 Medalje argjendi
Glejdis Meminaj – 1 Medalje argjendi, 2 medalje bronzi
Marena Prifti – 1 Medalje ari, 1 Medalje argjendi dhe 2 Medalje bronzi
Këta nxënës u paraqitën në këtë konkurs pas pjesëmarrjes së suksesshme në Owlypia Online dhe Owlypia Local, e cila u zhvillua në Shqipëri në muajin mars.
Temë qendrore e këtij konkursi ishte “Kreativiteti përtej kufijve” dhe ai shtjellohet në disa fusha.
Kategoritë janë:
Art dhe dizajn
Shkencë dhe ekonomi
Letërsi dhe kulturë
Shkencë dhe teknologji
Shkenca sociale
Urojmë dhe përgëzojmë nxënësit dhe mësuesit tanë, të cilët me rezultatet e tyre të shkëlqyera na nderojnë gjithmonë!