Në datat 17- 19 Maj është zhvilluar olimpiada e XXIV Mbarëkombëtare e Plus-it në Klinë, ku kanë marrë pjesë nxënës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Shkolla jonë u përfaqësua nga nxënëset Sabrina Alushi, Nijada Kacmoli, Erlisa Demneri dhe Sofia Tozaj. Nga klasat e IX-ta Sabrina Alushi është vlerësuar me çmimin e parë dhe Nijada Kacmoli me çmim të dytë. Vajzat e klasës së VIII- të Erlisa Demneri dhe Sofia Tozaj janë vlerësuar me Çertifikat Nderi.
Ju urojmë suksese nxënësve!