Trajnimi për sigurinë në punë

Trajnimi për sigurinë në punë

Siguria dhe shëndeti në punë ka të bëjë me garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes të shëndetit të punëmarrësve, nëpërmjet parandalimit të rreziqeve profesionale, eleminimit të faktorëve që përbëjnë rrezik dhe aksident, informimin, konsultimin, pjesëmarrjen e balancuar si dhe trajnimin e formimin e punëmarrësve e përfaqësuesve të punëmarrësve në përputhje me legjislacionin përkatës.

Duke u bazuar mbi ligjin Nr.10.237 datë 18.02.2010 “PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË” sot u zhvillua seminar i pergjithshëm trajnimi për sigurinë në punë, mbrojtjen nga zjarri dhe evakuimi. Gjithashtu u votua për këshillin e sigurisë dhe shëndetit në punë.